SYRI TV/ Hajdari në GJKKO, reagon Lefter Maliqi: Rama ta shkarkojë kryebashkiakun e Kuçovës!

14:14, 20/12/2023
A+ Aa A-

Lefter Maliqi që nga Berati i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdarit si dhe për kryerjen e zgjedhjeve të parakohshme në Kuçovë. Maliqi tha se SPAK e çoi sot për gjykim Hajdarin në Gjykatën e Posaçme të Krimeve të Rënda.

Nga SYRI TV

Nga Gjykata e Beratit, ku ka ardhur sot për akuzat për shpifje të ngritura nga Pëllumb Salillari dhe Kreshnik Hajdari, ish-kandidati i opozitës për bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi, ka kërkuar arrestimin e Kreshnik Hajdarit, shkarkimin e tij nga posti i kryebashkiakut dhe zgjedhjet e reja në bashkinë e Kuçovës.

Deklarata e Lefter Maliqit erdhi menjëherë pasi sot SPAK, të pandehurin Kreshnik Hajdari e çoi për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Krimeve të Rënda.

Maliqi deklaroi se Hajdari nuk akuzohet vetëm për falsifikim vulash e vetëdeklarim të rremë, por ndaj tij kanë nisur hetimet edhe për 5 kallëzime të tjera, që kanë të bëjnë me tenderë korruptivë dhe abuzime me miliona euro nga taksat e qytetarëve, në bashkëpunim me firmën e Pëllumb Salillarit.

Ndërkohë Maliqi deklaron se përveç dënimit të fshehur në vitin 1999 në Greqi, sipas Prokurorisë së Përgjithshme Kreshnik Hajdari është deportuar edhe në vitin 2017 nga shteti grek.

Maliqi gjithashtu i ka bërë thirrje kryeministrit Rama që të shkarkojë menjëherë nga detyra kryebashkiakun e Kuçovës dhe të njoftojë për zgjedhjet e reja në këtë bashki.

Duke deklaruar se ai do të paraqitet në çdo seancë në Gjykatën e Beratit ku pala që e ka akuzuar për shpifje nuk ka ardhur asnjëherë, Maliqi ka deklaruar se në SPAK, Pëllumb Salillari dhe Kreshnik Hajdari kanë 5 kallëzime penale të bëra nga Maliqi, banorët e fshatit Lumas dhe deputetja Albana Vokshi.

Mësohet se sot Lefter Maliqi i ka kërkuar Gjykatës së Shkallës së Parë Berat që të pyeten si dëshmitarë edhe 300 banorë të rrethit të Kuçovës, që kanë firmosur kallëzimet ndaj Kreshnik Hajdarit dhe Pëllumb Salillarit. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco