Berisha: Zgjedhjet në Shqipëri ishin edhe më të këqija se në Serbi, prandaj ne po luftojmë

Berisha: Zgjedhjet në Shqipëri ishin edhe më të këqija se në Serbi, prandaj ne po luftojmë

13:04, 20/12/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Pd-së, Sali Berisha, foli edhe për protestat që opozita ka nisur tashmë, gjatë konferencës së sotme për shtyp.

Berisha tha: "Ne kemi marrë koston më pozitive nga qytetarët, sepse qytetarët e panë pas kaq vitesh se kanë opozitë të vërtetë. Ata që menduan të lënë Shqipërinë pa opozitë, dështuan dhe kjo është fitore e madhe për çdo shqiptar që i beson vlerave.

Kostoja tjetër është e njohur publikisht. Por kjo nuk do na ndalojë ne për të denoncuar në çdo qelizë vjedhjen, trafiqet e drogës, lidhjet me krimin të Edi Ramës dhe balozëve, anëtarëve të tjerë të organizatës kriminale që ai drejton.

Unë e kuptoj që kanë njëlloj mbrojtje, por kjo nuk e pengon opozitën për të mbushur detyrën e tyre. Ju i patë reagimet që u bënë për zgjedhjet në Serbi dhe jam i bindur se Aleksandër Vuçiç nuk ka bërë zgjedhje të lira, ka plaçkitur vota, nuk kam dyshim se është vëlla siamez me Edi Ramën. Por nga ana tjetër ju garantoj se në Shqipëri kanë qenë edhe më të këqija zgjedhjet. Ndaj dhe ne po luftojmë, po bëjmë betejën tonë. E rëndësishme është se shqiptarët e shohin çdo ditë që kanë një opozitë në këmbë që qëndron për interesat e tyre."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco