Lajmi i fundit

Kalaja-Policisë: Po i shërbeni përfaqësuesit të mafias Taulant Ballës! Protesta e radhës të martën ora 11:00

VIDEO/ Aktivistja Erisa Bajaziti: A do ta lënë ndërkombëtarët Shqipërinë të rrëshqasë në diktaturë?

21:51, 19/12/2023
A+ Aa A-

Aktivistja Erisa Bajazati e cila jeton e punon në Belgjikë duke folur në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, ka treguar se pse i janë drejtuar ndërkombëtarëve me anë të një video mesazhi.

Sipas Bajazitit, ndërkombëtarët duhet që të kërkojnë në Shqipëri, të njëjtat standarde që kanë edhe në vendet e tyre.

‘Peizazhi politik në Shqipëri është dramatik dhe opozita po përballet me një shtypje totale, izolim, kufizim përkundrejt rolit që ajo duhet të kryejë, cakton shoqëria vetë.

Vullneti i 600 mijë votuesve në Shqipëri është duke u neglizhuar, sikur të ishte inekzistet.

Duke parë këto kushte dhe zhvillime dramatike që Shqipëria i tregon hapur, ne jemi shumë të shqetësuar dhe është një thirrje/pyetje e drejtëpërdrejtë që i drejtohet faktorit ndërkombëtar për këto zhvillime në Shqipëri.

Ne jemi të shqetësuar për opozitën e sotme, por edhe atë të nesërme. Bëhet fjalë për ndërtimin e shtyllave të demokracisë në Shqipëri. Është ky peisazhi që ne duam të shikojmë gjatë gjithë kohës, apo të vendosim disa standarde.

Këto standarde, norma perëndimore që ne i dëshirojmë me kaq ngulm, i kërkojmë pikërisht nga vendet partnere dhe kjo është një thirrje e sinqertë përkundrejt këtyre përfaqësive të ndërkombëtareve.

Për mua është e patolerueshme sepse sot gardisti ka më shumë pushtet se deputeti. Ndaj kjo thirrje ndaj përfaqësive ndërkombëtare është shumë e qartë, do të ndërtohet një urë apo një mur mes partnerëve dhe opozitës shqiptare. A do dëgjohen shqetësimet e tyre, a do ta lenë vendin të rrëshqasë në diktaturë’, tha Erisa Bajaziti në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco