Mërtiri bën të paditurin/ 'Jam drejtor i kompanisë, por nuk e di a kam paguar fatura'

23:08, 18/12/2023
A+ Aa A-

Mirel Mërtiri, truri i inceneratorëve në daljen e tij të parë publike po luan teatër.

Pasi prej muajsh është në shpallur kërkim ndërkombëtar nga SPAK dhe është kërkuar burg për të, për akuzat në lidhje me aferën e inceneratorëve, Mërtiri del dhe thotë se i është lutur SPAK të marrë deklaratën e tij.

I pyetur për faturat në lidhje me inertet, nga njëra anë shprehet se është drejtor i kompanisë dhe nga ana tjetër nuk e di nëse shoqëria paguan faturat.

Deklaratat e tij janë kontradiktore dhe në thelb nuk tregojnë asgjë se ku kanë përfunduar milionat e vjedhura të inceneratorëve.

Biseda në emision

Mërtiri: Përsa informacion që kam i jam lutur SPAK të marrë deklaratën time. Nëse shoqëria ka marrë 70 milionë, 20-25 % duhet të jenë taksa që paguan, 15-25% paga punëtorësh, 30-35 % shpenzime dhe pjesa tjetër investim. Kjo është një rrjedhë normale si administrohet kjo shoqëri.

Abilekaj: Pamë dy komunikime që pranuat se janë të vërteta njëra për inertet e teatrit dhe tjetra për ndërtesën pas sahatit dhe thoni paguani taksat.

Mërtiri: Ka paguar taksa apo jo shoqëria. Nuk e di nëse ka paguar faturë apo jo por di që në atë shoqëri ka qenë çdo gjë transparente. Nuk ka qenë e fshehur dhe janë nëpër me e-maile dhe i ka të gjithë SPAK-u.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco