Sejamini: Këshilli i Mandateve me dy standarde, për Tahirin u kërkonin prova prokurorëve, sot, të njëjtët njerëz nuk kërkuan asnjë provë

Sejamini: Këshilli i Mandateve me dy standarde, për Tahirin u kërkonin prova prokurorëve, sot, të njëjtët njerëz nuk kërkuan asnjë provë

21:12, 18/12/2023
A+ Aa A-

Analisti Neritan Sejamini ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ku ka folur për mbledhjen e Këshillit të Mandateve, ku u votua pro autorizimit për arrestin me burg ose arrestin në shtëpi të Sali Berishës. 

Sejamini tha se drejtësia, por edhe Kuvendi po veprojnë me dy standarde, duke përmendur edhe rastin e Saimir Tahirit, ku socialistët kërkuan prova konkrete nga prokurorët. 

"Kur ka qenë rasti i zotit Saimir Tahiri, kërkoheshin edhe provat, jo vetëm relacioni dhe prokurorëve u thuhej, është shkelje e të drejtave të Tahirit nëse nuk sillni provat.

Ajo që po ndodh është që kemi dy standarde.

Komisioni i mandateve ka vepruar me dy standarde. Shikoni se çfarë ka ndodhur në rastin e Tahirit, janë mbajtur prokurorët dy ditë me orë të tëra, kërkonin prova dhe bënin pyetje. Sot, i njëjti grup parlamentar dhe i njëjti komision mandatesh kanë deklaruar se nuk merremi me asgjë tjetër, por miratojmë kërkesën.

Nëse flasim për shtetin e së drejtës, të gjithë janë të barabartë dhe duhet të trajtohen njëlloj. Kemi rast pas rasti, që drejtësia e reformuar operon me standarde të dyfishta, në varësi të personit", tha Sejamini. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco