VIDEO/ Oerd Bylykbashi: Qartazi po goditet kreu i opozitës, me qëllim që të rrëzohet opozita

19:50, 18/12/2023
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi i ftuar në Edicionin e Mbrëmjes në SYRI TV, ka folur në lidhje me seancën e sotme të Këshillit të Mandateve në kuvend, ku Edi Rama dhe Lulzim Basha bashkuan votat për të arrestuar kreun e opozitës, Sali Berisha.

Duke folur për moderatoren Armela Ferko, Bylykbashi u shpreh se ‘nëse do të goditej me këtë masë kryeministri, bie qeveria, nëse ti godet kreun e opozitës qëllimi është rrëzimi i opozitës’.

 ‘Nëse goditet opozita, qartazi qëllimi është për ta rrëzuar opozitën.

Kur një ish-kryeministër, lider i opozitës, në 3 vite nuk merret një ditë nën hetim dhe më pas goditet në këtë formë, edhe në arrest, pa qenë i akuzuar, sepse është person nën hetim, është goditje për të rrëzuar opozitën.

Nëse do të goditej me këtë masë kryeministri, bie qeveria, nëse ti godet kreun e opozitës qëllimi është rrëzimi i opozitës.

Në momentin që parlamenti në seancë parlamentare, voton për të legalizuar këtë antikushtetueshmëri, zëvendësimin e masës, arrestimin e Sali Berishës, por Gjykata Kushtetuese nga ana tjetër merr vendim për të pezulluar masën e vjetër, që zëvendëson arresti, që e vendos parlamenti me arrest, këtu praktikisht nuk është vetëm një kolaps, por parlamenti është pjesë e marrjes së pushtetit që i bërë më herët në mënyrë antikushtetuese’, tha Oerd Bylykbashi në SYRI TV.

INTERVISTA E PLOTE: 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco