Abilekaj komenton show-n e Ramës me militantët: E nisi 5 vjet më parë ta festonte dështimin, tani e ka bërë rregull. Sot festoi dështimin e para 1 jave

Abilekaj komenton show-n e Ramës me militantët: E nisi 5 vjet më parë ta festonte dështimin, tani e ka bërë rregull. Sot festoi dështimin e para 1 jave

17:41, 18/12/2023
A+ Aa A-

Analisti, Enton Abilekaj, ka komentuar takimin e kryeministrit Rama me administratën e integrimit ditën e sotme, takim i cili u transmetua live në të gjitha mediat e pushtetit.

Takim për të festuar dështimin e para një jave (Samitin e liderëve europianë) e quan Abilekaj shfaqjen propagandistike të Ramë sot.

"E nisi 5 vjet më parë ta festonte dështimin, tani e ka bërë rregull. Sot, duke festuar dështimin e para 1 jave, po bën rregull administratën militante që brohoret për partinë.", - shkruan Abilejak në një postim në Facebook.

Postimi:

Ku ka ndodhur në ndonjë vend të lindjes që Kryeministri të bëjë miting me ekipin negociator për integrimin? Të transmetohet live, me brohoritje dhe duartrokitje nga nëpunësit civilë të administratës!!

E nisi 5 vjet më parë ta festonte dështimin, tani e ka bërë rregull. Sot, duke festuar dështimin e para 1 jave, po bën rregull administratën militante që brohoret për partinë, jo se nuk ka qenë militante, po të paktën nuk e demonstronte publikisht me krenari.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco