Lajmi i fundit

ODEON/ "Baladë dritash për Zobrën", Viola Isufaj për enigmën e nje verbi të pazakontë

Një sqarim shumë i thjeshtë i abuzimit me taksat e qytetarëve të Tiranës!

Një sqarim shumë i thjeshtë i abuzimit me taksat e qytetarëve të Tiranës!

14:30, 15/12/2023
A+ Aa A-

Nga Tedi Blushi/

Çdo banor i kryeqytetit që i paguan taksa Bashkisë së Tiranës duhet ta dijë se me paratë që merr prej tij brenda një viti, Erion Veliaj shpenzon rreth 18% për investime dhe gati 82% për paga personeli dhe shpenzime operative. Më konkretisht:

37 euro për investime;

69 euro për rrogën e personelit;

95 euro për shpenzime operative (dieta, karburant, udhëtime me avion, blerje kancelarie).

Pra është e qartë se taksat shpenzohen më shumë për të mbuluar pagat e vartësve të Veliajt dhe udhëtimet e tij me avion se sa për shërbime ndaj qytetarëve dhe investime në infrastrukturë.

Është kjo arsyeja pse sot Tirana nuk ka ujë të pijshëm 24 orë, trafik të çmendur, ka ende shkolla me dy turne, çerdhje pa ngrohje, rrjet të amortizuar kanalizimesh, rrugë të paasfaltuara dhe pse përmbytemi pas çdo rrebeshi shiu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco