Berisha: Skapistët do shkojnë në Këshillin e Mandateve për të legalizuar aktin e tyre të paligjshëm

Berisha: Skapistët do shkojnë në Këshillin e Mandateve për të legalizuar aktin e tyre të paligjshëm

13:55, 15/12/2023
A+ Aa A-

Lideri i opozitës Sali Berisha i është përgjigjur interesit të mediave sot lidhur me qendrimin që do të mbajë ai dhe Grupi i tij parlamentar ditën e hënë, kur Këshilli i Mandateve do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj tij.

"Për sa i përket pjesëmarrjes në Këshillin e Mandateve, - tha berisha, - unë do konsultohem me avoketërit, sepse aty në Këshillin e Mandateve, skapistët nuk shkojnë për të marrë miratimin siç përcakton Kushtetuta, të autorizimit për sanksionimit të Sali Berishës. Por në mënyrën më të turpshme shkojnë për të legalizuar aktin e tyre të paligjshëm, jolegjitim.

Shkojnë me kërkesën, meqenëse unë nuk kam pranuar masat e tyre të sigurisë, fund e krye antikushtetuese, meqenëse unë kam refuzuar të bëhem pjesë e një puçi antikushtetues të Edi Ramës, të marrjes së pushtetit të parlamentit, nëpërmjet larove në SKAP dhe gjykatë, atëherë sipas tyre, kërkojnë autorizim për rëndim të masave të sigurisë.

E kupton që dalin lakuriq mercenarë politikë?! Kjo është e vërtetë. Duke thënë të gjitha këto, unë do dëgjoj edhe zërin e avoketërve, sepse siç e keni konstatuar se pavarësisht nga të gjithë denoncimet e drejta që kam bërë për ta, jam përpjekur të dëshmoj se nuk pranoj të jem në një mjedis apo moment parashtetëror.

Jo, ato ashtu siç janë, avoketërit e mi kanë qenë vazhdimisht në ndjekje, ndonëse procesi është antikushtetues."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco