Lajmi i fundit

ODEON/ "Baladë dritash për Zobrën", Viola Isufaj për enigmën e nje verbi të pazakontë

'Dikush mund të thotë, more aftësia ime mendore e tillë ishte'/ Veliaj ua ngec vjedhjen e shekullit vartësve: 1 në 24 është me aftësi të kufizuara

13:27, 15/12/2023
A+ Aa A-

Erion Veliaj përmendet disa herë në dosjen e SPAK për Arben Ahmetajn si përsoni i përfshirë në aferën korruptive të shekullit, inceneratorin e Tiranës, specifikisht.

Por, çuditërisht Prokuroria e Posaçme në aksionin show që organizoi para disa ditësh ku arrestoi disa drejtorë të rëndësishëm të Veliaj, këtë të fundit nuk e përmend fare.

Qartazi, aksioni erdhi pasi ishte arritur ujdia mes SPAK – Ramës dhe Veliajt, ku këta dy të fundit janë amnistuar duke i shmangur nga hetimi edhe pse janë dy përgjegjësit kryesorë që kanë ekzekutuar me firmën e tyrë aferën e shekullit. Dhe jo vetëm kaq, por Rama dhe Veliaj kanë kilometra deklarata publike me zë dhe figurë ku mbrojnë aferën e inceneratorëve me pathos të paparë.

Pas marreveshjes mafioze me SPAK, ku Veliaj dorëzoi vartësit e tij, ashtu siç ka bërë edhe Rama më parë, kryetari i bashkisë Tiranë doli dje në media dhe bëri dy ofendime të pacipa që i shkojnë përshtat vetëm një njeriu që sapo ka shpëtuar nga prangat dhe është ende në panik e sipër.

Në një intevistë me Sokol Ballën, Erion Veliaj ka ofenduar të gjithë njerëzit me aftësi të kufizuara duke i quajtur njerëz “budallenj”, me aftësi mendore të kufizuara siç shprehet edhe ne videon bashkëngjitur.

Ofendimi i dytë tregon karakterin e tij të pabesë ndaj vartësve dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë duke i quajtur budallenj, dhe këtë e bën pikërisht vetëm pak ditë pasi i ka futur në burg.

"Sokol ki parasysh që me ligjin e punës që e kam bërë vetë, 1 në 24 veta në bashki ose institucionet tjera, janë me aftësi të kufizuara. Dikush mund të thotë, more aftësia ime mendore e tillë ishte dhe kshu ma priti mëndja, pra është shumë evazive kjo pjesa e kësaj. E megjithatë nuk është roli im të gjykoj prokurorin dhe gjykatësin. Roli im është të ofroj dokumentat dhe të inkurajoj këdo që t'i përgjigjet drejtësisë. Kështu që në këtë fazë unë besoj që dy inxhinierët e bashkisë kanë treguar një dozë shumë të larë integriteti dhe burrërie duke shkuar vetë dhe duke u vetëofruar...", - thotë Veliaj. 

Gjuha që përdor Veliaj është kërcënuese për drejtësinë, duke i thënë asaj që t'i marrë për njerëz të kufizuar mendërisht bashkëpunëtorët e tij të afërt dhe këtyre të fundit u çon mesazhin që mos flisni se ju zhys edhe më thellë se aq, kështu që tregohuni burra dhe mbajeni burgun për mua. 

 

Është botërisht e ditur se asnjë nga drejtorët e bashkisë në komisionin për inceneratorët nuk ka firmosur asnje dokument pa qenë nën presionin e Erion Veliajt, dhe ky sot i quan të paaftë mendërisht. Mbase kjo do të jetë edhe strategjia e mbrojtjes në SPAK-un e partisë dhe nuk është çudi që vjedhjen më të madhe të shekullit ta quajnë si një vepër e disa personave të pa aftë mendërisht.

Më poshtë fakte dhe prova të implikimit të Veliajt, Metanit dhe gjithë kupolës drejtuesë të rilindjes në aferë:

Në 27 Mars 2017, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shprehet “dakord në parim” për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës nëpërmjet procedurës koncesionare.

Ky është momenti kur merr jetë një prej aferave më të rënda financiare në historinë e shtetit shqiptar.

Veliaj, pa marrë më parë mendimin e Këshillit Bashkiak, merr përsipër në dorë të parë që të aprovojë, megjithëse “parimisht”, një projekt që do t’u kushtojë taksave të qytetarëve të Tiranës rreth 430 milionë euro e cila duke qenë PPP, për 30 vjet do t’u kushtojë taksapaguesve rreth 1-miliardë euro.

Veliaj nuk shmangu vetëm Këshillin Bashkuak te Tiranës për ndërtimin e landfillit të Tiranës parashikonte kosto financiare për të gjitha bashkitë e Qarkut të Tiranës, ku përfshiheshin krahas kryeqytetit, edhe Vora, Kamza, Kavaja e Rrogozhina.

Askush nuk pyeti këto njësi të qeverisjes vendore. Qeveria u mjaftua me “dakordësinë në parim” të Veliajt, për t’i dhënë rrugë koncesionit të Sharrës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco