Këlliçi nxjerr dokumentet: Inceneratori i Tiranës,' një prej përparësive kryesore' - e thotë vetë Lefter Koka!

Këlliçi nxjerr dokumentet: Inceneratori i Tiranës,' një prej përparësive kryesore' - e thotë vetë Lefter Koka!

13:41, 15/12/2023
A+ Aa A-

Nga konferenca për shtyp sot e z. Belind Këlliçi sëbashku me kryetarin e PD, Sali Berishën, lidhur me aferën e inceneratorit të Tiranës.

Belind Këlliçi: "Ky dokument që del për herë të parë sot i cili ka dalë nga zyra e zv/kryeministres Balluku, tregon fare qartë se nga muaji qershor 2021, ka emëruar Enrik Hysenbegasi kryetar të njësisë së zbatimit të projektit, (inceneratori i Tiranës). 

Sot jemi në dhjetor 2023 kanë kaluar 2 vite e gjysëm, dhe kemi parë korrespondencën e zv/kryeministres Belinda Balluku, dhe të administratorit shtetëror, Arjan Baçi me bashkinë e Tiranës që i kërkojnë llogari se pse zotëria në fjalë dhe anëtari tjetër i njësisë së zbatimit të projektit kanë 2 vite e gjysëm që nuk marrin pjesë në mbledhje.

Si ka mundësi thotë, që ju kam dërguar 3 shkresa për informacion bashkisë Tiranë dhe nuk kam marrë asnjëherë përgjigje. Ky sabotim i njësisë së zbatimit të projektit, vjen për shkak se mesa duket këtë radhë kemi të bëjmë një punonjës të bashkisë që refuzon të bëjë burgun për Erion Veliaj.

Nëse do i duhet të shkojë dhe të bëhet anëtar dhe të marrë pjesë në këto mbledhje, i duhet të thotë pavërteta dhe të thotë që ka incenerator, kur nuk ka.

Aktin prej kamikazi që ka bërë këtë rast drejtori Taulant Tusha ka qenë një paralajmërim për të gjithë punonjësit e tjerë të bashkisë Tiranë që të mos firmosin dhe të mos bëjnë më burgun për Erion Veliajn, kur tha se SPAK duhet të jetë me fleksibël me punonjësit e administratës shtetërore se më janë trembur punonjësit dhe nuk firmosin, por kjo nuk është e vërtetë.

Punonjësit nuk duan të bëjnë burgun për Erion Velajn. Kjo është e vërteta.

E dyta, ditën e djeshme Erion Veliaj tha se ai nuk po hetohet, dha garanci se është ai që kontrollon SPAK. Ai nuk po hetohet se nuk ka bërë asgjë.

Dhe se SPAK duhet të ketë masa më të lehta për titullarët e bashkisë Tiranë, Taulantin dhe një drejtor që ka qenë në pension se ata u vetëdorëzuan. 

Sepse ka qenë Erion Velaij që i ka dhënë garanci të plotë, siç i dha Edi Rama, Lefter Kokës se do të bësh vetëm 6 muaj burg dhe sot mund të dënohet me 16 vite. 

Unë i bëj thirrje punonjësve të bashkisë Tiranë, të gjithë titullarëve, të refuzojnë të firmosin dokumente të paligjshme dhe të refuzojnë të bëjnë burgun për hajdutin më të madh që ka parë Tirana, që është Erion Veliaj.

Ky individ që dje ka thënë se nuk ka asnjë lidhje me këtë projekt dhe se detyra e tij është të çojë vetëm plehrat në landfill, mjafton të ju tregojmë një tjetër dokument që del për herë të parë që është relacioni për bonusin prej 8 pikëve dhe ta kuptoni se cili është roli i tij.

Kjo është një shkresë e Lefter Kokës e datës 7 nëntor 2016, drejtuar 5 ministrave dhe është relacioni për dhënien e bonusit prej 8 pikësh dhe e fundos Edi Ramën me firmën e tij. 

E shkruan vetë e zezë mbi të bardhë, Lefter Koka; në lidhje me rekomandimin për sqarimin e faktit nëse projekti mbivendoset me procedura të tjera në bashkinë e Tiranës, ju bëj me dije se ky projekt nuk mbivendoset mbi asnjë tjetër.

Ky fakt është i sigurtë pasi komisioni i ngritur nga Ministri i Mjedisit për dhënien me koncesion ka në përbërjen e tij përfaqësues nga bashkia Tiranë, të cilët jo vetëm po punojnë për përfundimin e procedurës, por po kërkojnë përfundimin sa më të shpejtë të saj, sepse projekti i propozuar për tu dhënë me koncesion është një nga prioritetet e këtij institucioni.

Madje vetë kryetari i Bashkisë Tiranë, që me ngritjen e komisionit për dhënien me koncesion ka filluar fushatën e njoftimit të publikut në lidhje me këtë projekt. 

Pra e thotë vetë Lefter Koka, që nuk e ka bërë shteti, siç tentonte Erion Veliaj dje që të ja hidhte fajin Edi Ramës dhe Lefter Kokës, por është vetë kryetari i bashkisë që ka nisur fushatën e njoftimit të publikut dhe që këtë projekt, inceneratorin e Tiranës e ka një prej përparësive kryesore. "

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco