'Zoti' vdiq! Na ka mbetur veç Zoti, dhe njëri-tjetri!

'Zoti' vdiq! Na ka mbetur veç Zoti, dhe njëri-tjetri!

13:37, 14/12/2023 Nga Gent Strazimiri
A+ Aa A-

Ky është "indeksi i demokracisë" në 24 orët e fundit në Shqipëri!

Brenda 24 orëve, nga ora 11.00 e së merkurës, në orën 11.00 të së enjtes, sulmi frontal kundër 2 komponentëve të lirisë në një shoqëri demokratike, gazetarëve dhe opozitës, u realizua me sukses duke përdorur prangat, policinë dhe forcat e armatosura të Gardës së Republikës.

Në këtë vrimë të zezë po rrokulliset vertikalisht një prej shteteve anëtare të NATO-s, nën mbikqyrjen dhe heshtjen bashkëpunuese të të gjithë atyre që kanë për detyrë e paguhen ta ndalin, veçanërisht të atyre që në Shqipëri gëzojnë privilegje diplomatike në kuadër të partneritetit euro-atlantik dhe standardeve demokratike.

Në të njëjtën vrimë të zezë po rrokulliset edhe kredibiliteti i NATO-s, OSBE-së, BE-së që ky popull i kishte "Zot", e i besonte më shumë se Zotin, pasi prej reagimit të tyre priste dhe merrte më shpejt se nga Zoti udhërrëfyesin e standardeve të demokracisë!

"Zoti" vdiq! Nga sot kemi veç njëri-tjetrin dhe Zotin!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco