SYRI TV/ Rriten remitancat: Dërgesat e parave nga emigrantët, fija ku mbahen pensionistët për mbijetesë

12:04, 14/12/2023
A+ Aa A-

Çmimet e rritura po e bëjnë shumë të vështirë jetesën në vend, ndaj dërgesat e parave nga të afërmit emigrantë janë ndihma më e madhe për familjet shqiptare. Më të prekur janë veçanërisht pensionistët, të cilët shprehen nuk përballojnë dot shpenzimet vetëm me pensionin dhe familjarët që kanë jashtë vendit i ndihmojnë ekonomikisht. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se 9 muajt e këtij viti, emigrantët kanë sjellë në vend 677 mln euro, shifra më të lartë që prej vitit 2008.

Nga SYRI TV

Ndihma ekonomike nga të afërmit emigrantë është zgjidhja që shqiptarët të mund të përballojnë çmimet e larta në vend. Rritja e diasporës shqiptare po shton remitancat në vend muaji pas muaji. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se 9 muajt e këtij viti, emigrantët kanë sjellë në vend 677 milionë euro, që përbën shifrën më të lartë që prej vitit 2008. Kostot e shtuara dhe çmimet e rritura po e bëjnë shumë të vështirë jetesën në vend, teksa më të prekur janë veçanërisht pensionistët. Një pjesë e tyre pohojnë se familjarët që kanë jashtë vendit po i ndihmojnë ekonomikisht.

Por ka edhe nga ata të moshuar që nuk kanë asnjë të afërm jashtë vendit dhe kostot e jetës u janë bërë të papërballueshme, pasi pensioni nuk ua mbulon shpenzimet.

Në tremujorin e tretë të vitit, që përkon me muajt e sezonit veror remitancat u rritën me 17 milionë euro ose rreth 8% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga ana tjetër vlera e remitancave mund të jetë më e lartë, pasi ka emigrantë që paratë për familjarët e tyre i sjellin cash dhe jo nëpërmjet kanaleve formale. Një situatë e tillë ka qenë në vitet ‘90 pas largimeve masive, teksa është rikthyer sërish sot pas 33 vitesh.

REMITANCAT NË SHQIPËRI

Janar-Shtator 2023        677 milionë euro

Janar-Shtator 2022        592 milionë euro

Rritja                               58 milionë euro

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco