Kuvend sot paradite, opozita në kërkim të komisioneve hetimore s'e ndal protestën e nisur prej 5 javësh

Kuvend sot paradite, opozita në kërkim të komisioneve hetimore s'e ndal protestën e nisur prej 5 javësh

08:41, 14/12/2023
A+ Aa A-

Mazhoranca socialiste ka në plan të mblidhet sot në seancë plenare në orën 10:00. Nëntë pika janë në rendin e ditës, ku kryesorja është ose më saktë ishte, votimi për marrëveshjen Rama-Meloni për kampet e refugjatëve,marrëveshje që e ka pezulluar dje Gjykata Kushtetuese deri në dhënien e një vendimi përfundimtar në janar. Saktësisht, projektligji “Për ratifikimin e protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Italiane, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit””. 

Por, deputetët e opozitës janë të vendosur për ta vazhduar mosbindjen civile deri në ngritjen e komisioneve hetimore që ata kanë kërkuar. Vendosmërinë e tyre e ka përforcuar edhe dje nga Shkodra, kryetari i PD, Sali Berisha, i cili ndër të tjera tha: "5 javë në parlament mosbindje civile. Çfarë arritëm?! Arritëm shumë, ua them unë ju. Aritëm t’i tregojmë të gjithë botës se çfarë përfaqëson Edi Rama. Pavarësisht nga skenat, grumbulli i karrigeve ato tymueset dhe flakadanët, por ato ndriçuan vëmndjen e botës se çfarë ndodh në Shqipëri.

Ato treguan se këto po ndodhin se një kryeministër nuk lejon kontrollin parlamentar të tij dhe të qeverisë së tij. Kjo është jashtë çdolloj koncepti. Kjo tregon se ai është i inkriminuar dhe ka frikë dhe tmerr nga kontrollet. Kjo tregon se ai ka të gjitha pushtetet në një dorë, sepse kjo është një e drejtë kushtetuese që nuk mundet kurrësesi kur ¼ e parlamentit firmos për ta ndryshuar atë, nuk njeri, kompetencë që ta bllokojë.

Ndaj dhe mosbindja jonë civile në parlament është një aksion pa kthim, një betejë pa kthim, e cila do të udhëheqë në një betejë pa kthim mbarë shqiptarët. Ku qëndron forca?! Ku qëndron besimi im?! Besimi im është te luani që fle në gjokset tuaja, te zgjimi i tij, Asgjë nuk mund ta mposhtë atë."

ImageImageImage

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco