Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Gabriel Escobar 'sikleti' diplomatik i DASH

Hoxhaj: Prokurorët e SPAK përjashtuan nga hetimi Veliajn, në dosjen e Ahmetajt ai rezulton koka e inceneratorëve

21:48, 13/12/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Task Force në SYRI TV me moderatoren Sonila Meço për të hedhur dritë mbi dokumentat e reja të publikuar nga hetimet e inceneratorëve ishte gazetari Julian Hoxhaj.

Hoxhaj është shprehur se Veliaj i cili ishte kërkuesi dhe iniciatori i inceneratorëve është përjashtuar nga prokurorët e SPAK gjatë hetimeve në mënyrë që të mos arrestohet, kur ai në fakt ishte koka e inceneratorit të Tiranës.

"Fashikujt që janë në dosjen hetimore të disponuar në dosjen e Ahmetajt nuk janë përfshirë në dosjen e inceneratorit të Tiranës nga prokurorët e SPAK, Dritan Prençi dhe Arben Kraja.

Këto dy dokumenta thonë që në fillim se kryetari i bashkisë  së Tiranë ishte iniciatori dhe ka kërkuar mbështetje financiare ministrisë së financave ndërkohë ku ish-ministri Cani e ka rrëzuar këtë projekt dhe mesa duket mos nënshkrimi i kërkesës së Veliajt për inceneratorët kanë sjellë dhe shkarkimin tij.

Kryetari i bashkisë së Tiranës ka kërkuar para nga ministria që në momentin e parë që të nënshkruhej kontrata dhe jo hap pas hapi pasi koncesioni është një marrëveshje që nënshkruhet me kompaninë dhe paratë i investon koncensionari.

Koka ka pranuar që të ishte autoriteti kontraktor ndërkohë Veliaj edhe pse kishte marrë shkresën e Kokës vijoj të sillej si autoritet kontraktor duke i kërkuar Ahmetajt mbështetje financiare. SPAK nuk ka zgjidhur akoma se kush e bëri të mundur që kjo gjë të kapërcejë pengesat që haste, pasi duhej një ndërhyrje e drejtpërdrejtë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco