Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Kapet në flagrancë Irena Gjoka

Grupi kriminal i inceneratorëve

20:45, 13/12/2023
A+ Aa A-

Shkeljet bëhen dhe më të rënda në vijim. Një nga shkresat që implikon Erion Veliajn në aferë, është ajo e 27 marsit 2017, ku i jep garanci Ministrisë së Mjedisit, se është dakord me studimin e fizibilitetit të paraqitur nga kompania e Klodian Zotos për inceneratorin e Tiranës. Në këtë shkresë, që mban firmën dhe vulën e Erion Veliaj shkruhej:

Në përgjigje të shkresës suaj në lidhje me kërkesën për miratimin e vazhdimit të procedurave koncensionare, me objekt “Ndërimi landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vend i depozitimeve ekzituese Tiranë:, ju bëjmë me dije se Bashkia Tiranë shprehet parimisht dakord, për sa i përket rolit të saj, referuar studimit të fizibilitetit të paraqitur nga ana juaj.

Kjo shkresë ka dy interpertime të rëndësishme, në këtë fazë të hetimeve. Së pari, rrëzon pretendimet se përgjegjësia për aferën është e komisionit që përgatiti procedurat e dhënies me koncension të landfillit të Sharrës, pra tregon që Taulant Tusha dhe Namik Simixhiu, së bashku me anëtarët e tjerë të komisionit, kishin vetëm rolin teknik në komision, pasi vendimmarrja ishte e titullarëve të institucionit, në këtë rast e Erion Veliajt. Dhe së dyti, kjo shkresë, tregon se Erion Veliaj, ndryshe nga sa pretendohej deri më sot, ka dalë garant të firmos pëlqimin për një studim fizibiliteti i cili siç është faktuar dhe nga hetimi përgjysm i SPAK, ka rezultuar se ka qenë me kosto të fryra duke sjellë pasoja financiare për taksapaguesit shqiptarë.

Kulmi i aferës, që duhej të trajtohej si grup i strukturuar, arrin kur Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, në mbledhjen e datës 4 nëntor të vitit 2016. Në këtë mbledhje, komisioni ka mbajtur procesverbalin Nr.5, ku në këtë takim ka vendosur se studimi ekonomik i paraqitur nga shoqëria i plotësonte elementët ligjore. Në këtë kushte, komisioni ka vendosur që ti propozojë Ministrisë së Mjedisit gartimin dhe fillimin e procedurave për dhënien e bonusirt prej 8 përqind të pikëve shoqërisë propozuese.

Me 07.11.2016 Ministri I Mjedisit Lefter Koka, ka dërguar projekt vendimin për miratim pranë Ministrisë së Drejtësisë,Ministrisë së Financave, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Ministrisë së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe MIE, nëpërmjet të cilit ka kërkuar dhënien e bonusit 8% te pikëve,...në këtë relacion përshkruhet se projekt ideja paraqet interes publik dhe paraqitet si propozim i pakërkuar nga shoqëria Integrated Energy BV sh.p.k. Gjithashtu përshkruhet se kjo shoqëri është  e regjistruar konform ligjit pranë QKR...

Një javë pas kësaj kërkese, dy ministri, në të njëjtën ditë, në datën 16 nëntor të vitit 2016, kthejnë përgjigje ndaj Ministrisë së Mjedisit, për kërkesën që Lefter koka kishte bërë për dhënien e bonusit prej 8 përqindësh.  Konkretisht, Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, i ka dërguar ministrisë së mjedisit dhënien e mendimit duke u shprehur se: Nuk konstatohet që shoqëria “Integrated Energy BV” shpk, të jetë e regjistruar në Qendrën kombëtare të biznesit...

Pra, Ministrja Ermonale Felaj, refuzon dhënien e bonusit pasi konstaton se kompania që ka propozuar kërkesën për koncensionin e inceneratorit të Tiranës, nuk figuron të jetë e regjistruar në organet tatimore shqiptare sipas ligjeve në fuqi.

Po në të njëjtën ditë me Ermonela Felajn. Ministrisë së Mjedisit i kthen përgjigje edhe Ministria e Drejtësisë, drejtuar në atë kohë nga Ylli Manjani. Ish ministri Manjani, është shprehur dhe më direkt në përgjigjen e tij duke refuzuar, kërkesën Lefter Kokës, madje duke i shpjegur edhe ligjërisht atij se dhënia e bonusit prej 8 përqind të pikëve, nuk ishte në tagrin e Këshillit të Ministrave.

Nisur nga interpretimi literal i kësaj dispozite si dhe nga analiza në tërësi e nenit 25 të ligjit nr 125/2013, i cili trajton propozimet e pakërkuara, konstatojmë se në asnjë pikë të tij nuk përmendet apo autorizohet shprehimisht këshilli i ministrave për miratimin e dhënies së bonusit për subjektin i cili ka paraqitur një propozim të pakëruar, i cili nuk vjen në përgigje të një kërkese të bërë nga autoriteti kontraktues.

Duke i bërë këto shpjegime, ylli Manjani i kërkon Lefter Kokës që të mos vijojë me procedurën, por të rivlerësojë nismën në mënyrë që ajo të jetë në përputhje me ligjet në fuqi.

Teksa has në kundërshti nga dy ministri për dhënien e bonusit ndaj një kompanie që nuk ekzistonte, Ministri i Mjedisit i ridërgon në datën 25 nëntor të vitit 2016 projektvendimin ministrisë së Shtetit për marrëdhëniet me parlamentin në lidhje me dhënien e bonusit shoqërisë me sqarimet përkatëse.

Dhjetë ditë më pas, të njëjtin projektvendim për dhënien e bonusit kompanisë së Klodian Zotos, i cili u rrëzua më herët nga Ermonela Felaj dhe Ylli Manjani, Ministri i Mjedisit, në datën 5 dhjetor 2016, ia dërgon Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave. Dy ditë pas Ëngjëll Agaçi administron kërkesën e Ministrisë së Mjedisit, Kryeministri Edi Rama, firmos vendimin e këshillit të ministrave nr 855 të datës 7 dhjetor 2016, duke i dhënë bonusin prej 8 përqind të pikëve kompanisë Integrated energy BV, ndonëse kjo kompani nuk ekzistonte fare.

Siç citohet ne pikat e tjera të vendimit te GJKKO,SPAK ka kërkuar zyrtarisht në datën 29.05.2023, të administrojë praktiken shkresore pranë Ministrisë së Mjedisit, për dhënien e bonusit. Por këtu shihen dhe më qartë sesi prokurori I çështjes Dritan Prençi nuk kryen veprimet hetimore për të mbuluar paligjshmërinë e konstatuar në Këshillin e Ministrave.

Pasi shprehet se relacionet përkatëse nuk gjenden në asnjë Ministri, ky prokuror nuk ka nisur asnjë kërkesë zyrtare pranë Keshillit të Ministrave e me specifikisht Sekretarit të Përgjithshëm Engjell Agaci për të marre dokumentacionin që ky i fundit ka administruar e më pas aprovuar si të bazuara në ligj per miratimin e VKM Nr.855 date 07.12.2016.

Prokurori Nuk ka sqaruar as shkresën kthim përgjigje të Ministrit te Drejtësisë të datës 02.12.2016 ku ky I fundit shprehet se pa plotësuar dokumentacionin ligjor nuk mund te kalohej për shqyrtim në Këshillin e Ministrave.

Sekretari i Përgjithshëm Engjell Agaci dhe Drejtori Juridik I Këshillit të Ministrave Artur Metani kishin detyrimin ligjor për të verifikuar ligjshmërinë e akteve të dërguar në Këshill të Ministrave.

Prokurori nuk ka kryer asnjë verifikim për këtë çështje, siç u bë publik dhe nga Kryetari i Partisë Demokratike në konferencën e datës 09.12.2023 VKM përmban të dhëna te pavërteta

Nga ky prokuror nuk është kryer marrja ne pyetje e Engjell Agacit, Artur Metani, Ermonela Felaj, Ylli Manjani etj.

Shkeljet e Erion Veliajt, nuk janë vetëm ato të kryera gjatë dhënies me koncension të landfillit të sharrës, por vijojnë ende dhe kësaj dite. Prej të paktën dy vjetësh, Bashkia e Tiranës, nuk plotëson emrat e anëtarëve të Njësisë së Zbatimit të Projektit për Kontratën Koncensionare, një detyrim ligjor ky që duhet të kryhet nga autoritetet përgjegjëse me qëllim që të mbikëqyret puna për këtë koncension.

Në një letër të datës 9 nëntor 20123, vetëm një muaj para se SPAK të vendoset masat e arrestit për inceneratorin e Tiranës, Administratori Shtetëror Arjan Baçi, ka mbajtur një procesverbal për mbledhjen e Njësisë së Zbatimit të Projektit, ku është konstatuar se dy anëtarët që i përkasin Bashkisë së Tiranës kanë munguar.

Në letrën e tij, Arjan Baçi shprehet se mbledhja e Njësisë së Zabtimit të Projektit është detyrim ligjor, dhe duhet të zhvillohet për t`u dhënë përgjigje problemeve që kanë dalë gjatë zbatimit të projektit, i cili po rrezikohet seriozisht.

Por, përpara se ky koncension të kalonte në varësi të Agjencisë Shtetërore të Pronave të sekustruara, vetëm pak ditë para vendimit të muajit korrik të SPAK, ku u vendos sekuestro, alarmin për mos funksionimin e njësisë së zbatimit të projektit e ka ngritur vetë Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku.

Me shkresën e datës 10 korrik 2023, drejtuar kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zbulon detaje tronditëse, ku tregon se prej vitit 2022, bashkia e Tiranës jo vetëm që nuk merr pjesë në mbledhjet e njësisë së zbatimit të projekteve, por nuk i kthen përgjigje as Ministrië së Infrastrukturës pas një serie shkresash për këtë problem. Në letrën që Belinda Balluku i dërgon Erion Veliajt, konstatohen së paku tre raste, që bashkia e Tiranës ka lënë pa përgjigje këtë ministri në lidhje me zbatimin e një detyrimi ligjor siç është ai i mbledhjes së njësisë së zbatimit të projekteve.

Në letrën e muajit korrik, Belinda Balluku shkruan ndër të tjera, se mos pjesëmarrja në këto mbledhje, po vë në rrezik projektin dhe po cënon interesin  e shtetit.

Në përfundim, nënvziojmë se mos ushtrimi i detyrave të NJZP-s, mungesa e pjesmarrjes, pranisë në takimet periodike, mungesa e monitorimit të grafikut të punimeve dhe mos raportimit pranë autoritet kontratkor nëse jemi në kushtet e mos përmbushjes së detyrimeve kontraktuale dhe në kushte penaliteti, shkakton vonesa dhe problematika në realizimin e projektit, me rrezik cënimin e ineteresave të palës shtet. Në këtë kuptim, nga ana e anëtarëve të Njësisë së Zbatimit të Projektit, kërkoht përmbushja e detyrimeve ligjore dhe marrja e të gjitha masave për të shmangur çdo dëm potencial ndaj palës shtet.

Ky duket se është një tjetër rast flagrant, ku titullari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas shkeljeve gjatë hartimit të procedurave të koncensionit, po cënon interest e shetit me vetëdije të plotë, tashmë konstatuar nga Ministrja Balluku, të cilën Erion Veliaj shpesh e ka cilësuar si “motra”...

Në përfundim të këtij dokumentari, riktheksojmë dhe njëherë disa nga shkeljet kryesore që dyshohet se kreu Erion Veliaj në aferën qindra milionë euro të inceneratorit të Tiranës:

1-            Erion Veliaj ishte nismëtari i dhënies me PPP të landfillit të Sharrës, duke devijuar edhe studimin e IFF-c!

2-            Erion Veliaj u inciator i kësaj afere, duke kërkuar mbështetjen e Ministrisë së Financave për mbështetjen financiare të kësaj afere!

3-            Erion Veliaj firmosi ngritjen e komisonit të përbashkët me Minisrinë e mjedisit për dhënien me koncension të landfillit të Sharrës!

4-            Erion Veliaj firmosi anekskontratat që përcaktonin detyrimet financiare të bashkisë së Tiranës, ndonëse këto detyrime ishin bërë sipas një Studimi Fizibiliteti jo të rregullt.

5-            Erion Veliaj firmosi dhënien e pëlqimit për Studimin e Fizibiliteti, i cili rezultoi se ka qenë me kosto të fryra, duke sjellë për pasojë dëme miliona euro për takspaguesit e bashkisë Tiranë dhe ata shqiptarë!

6-            Erion Veliaj dyshohet se  shkeli ligjin në rastin e studimit të fizibilitetit, dhënien e miratimit pa marrë më parë pëlqimin e këshillit bashkiak!

7-            Erion Veliaj prej dy vjetësh ka shkelur ligjin, duke mos plotësuar emrat e anëtarëve që duhet të marrin pjesë në njësinë e zbatimit të projektit.

8-            Edi Rama firmosi bonusin prej 8 pikësh për kompaninë e Klodian Zotos, e cila nuk ekzistonte!

9-            Ëngjëll Agaçi dhe Artur Metani kaluan në Këshilli e Ministrave projektvendimine  bonusit, në shkelje të ligjit!

 

 Këto janë disa nga shkeljet e kryera nga zyrtarët e lartë të qeverisë, por që duket se janë anashkaluar nga hetimet e SPAK. E në këtë rast, ngrihen pikëpyetje edhe ndaj SPAK:

 

1-            Pse nuk u hetua roli i Erion Veliajt në këtë aferë?

2-            Pse nuk u pyet Erion Veliaj për dokumentat që ka firmosur?

3-            Pse nuk u pyet Edi Rama për dhënien e bonusit prej 8 pikësh për një kompani inekzitente?

4-            Pse nuk u pyet Ëngjëll Agaçi dhe Artur Metani për projekvendimin e bonusit?

5-            Pse nuk u pyet Taulant Tusha për rolin e kryetarit të bashkisë në këtë aferë?

6-            Pse nuk është pyetur Kreu i Agjencisë së Pronave të Sekuestruara për mos funksionimin e njësisë së zbatimit të Projektit?

7-            Pse nuk është vlerësuar dëmi i shkaktuar shtetit nga mosfunksionimi i kësaj agjencie?

 E në mungesë të këtyre pyetjeve, duket se një përgjigje për këtë ka Belind Këlliçi...

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco