Lezhjanët kundër marrëveshjes Rama-Meloni: Emigrantët rrezik për sigurinë tonë

18:27, 13/12/2023
A+ Aa A-

 

Një ditë para seances plenare ku është parashikuar të jetë në rend dite dhe ratifikimi i marrveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për refugjatet, qytetar dhe aktivist të shoqërisë civile në Lezhë i kanë dërguar një peticion kuvendit me firmat e mbi 700 personave, duke ju kërkuar deputeteve që të mos ta miratojnë këtë marrëveshje. Ata thonë se ngritja e kampeve të refugjateve do të sjellë pasoja në jeten social ekonomike dhe sigurinë publike në Lezhë.

Kësaj kërkese drejtuar ligjvenesve të shqipërisë, ju bashkuan edhe Kryetarja e Partisë Demokratike në Lezhë Alfrida Marku dhe ish prefekti Gjok Jaku.

Marrëvesshja mes Shqipërisë dhe Italisë, e kthen Lezhën në qender pritëse për refugjatet nga vendet e treta, të cilët do të hynë përmes portit të Shëngjinit dhe do të akomodohen në zonen e Gjadrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco