VIDEO/ Berisha: Brukseli ka vendosur 7 kushte, kushti i parë është dialogu, janë liritë

VIDEO/ Berisha: Brukseli ka vendosur 7 kushte, kushti i parë është dialogu, janë liritë

18:17, 13/12/2023
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me simpatizantët dhe anëtarët e PD në Shkodër.

Berisha është shprehur se Brukseli ka vendosur shtatë kushte ku ndër to është garantimi i lirive.

Fjala:

Sot ju keni lexuar konkluzionet e Brukselit.

Nuk hapet kapitulli i negociatave.

Vendosen shtatë kushte.

Ai do fillojë të thotë që e kemi nga Beleri, e kemi nga greku. Nuk është e vërtetë.

Ai është një nga shtatë kushtet, respektimi i minoriteteve.

Por kushti i parë është dialogu, kushti i parë është kjo që bën ai kundër opozitës.

Janë liritë.

Ndaj dhe ajo që kërkuat ju zotëri është shumë e drejtë. Ne do ngrihemi në përmbysjen e kësaj diktature.

Diktaturat përmbysen me mosbindje civile.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco