Pezullohet ratifikimi i marrëveshjes/ Xhaferri: Refugjatët, Kushtetuesja shuplakë Edi Ramës!

Pezullohet ratifikimi i marrëveshjes/ Xhaferri: Refugjatët, Kushtetuesja shuplakë Edi Ramës!

18:09, 13/12/2023
A+ Aa A-

Kryetari i FRPD-së, Besart Xhaferri ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar ratifikimin e paktit Rama -Meloni për emigrantët.

Në postimin e tij në Facebook, Xhaferri thekson se kushtetuesja i ka dhënë një shuplakë Ramës për marrëveshjen e refugjatëve.

Postimi i plotë:

Refugjatët, Kushtetuesja shuplakë Edi Ramës!

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pezullojë ratifikimin e paktit Rama -Meloni për emigrantët, ç’ka do të thotë se kjo marrëveshje personale nesër nuk do të marrë bekimin e Parlamentit të Edi Ramës sikurse ishte parashikuar.

Padia në Kushtetuese u bë nga deputetet e Partisë Demokratike, teksa seanca e parë do të zhvillohet në 18 Janar 2024.

Ky vendim paraprak i Gjykatës Kushtetuese mbron interesat e vendit, që ishin këmbyer me një marrëveshje okulte nga Edi Rama për interesat e tij personale.

Gjatë takimeve që kam zhvilluar në Itali pak javë më parë, ndër të tjera dhe me Ministrin e Jashtëm, Antonio Tajani, kam shprehur qëndrimin tim kundër këtij pakti me argumentin se Shqipëria, vend që eksporton çdo vit mijëra refugjatë, nuk mund të kthehet në një vendparkimi për tepricat e refugjatëve të Italisë.

U ndala veçanërisht në çështjet e sigurisë, ku argumentova se këta refugjatë mund të jenë një minë me sahat për autoritetet e dobëta ligjzbatuese shqiptare, teksa u shpreha qartë shqetësimin se kjo marrëveshje do keqpërdorej nga Edi Rama kundër Italisë.

Unë besoj që edhe opozita italiane do të jetë në lartësinë e duhur për t'ju drejtuar drejtësisë për t'i kërkuar ndalimin e kësaj marrëveshje, që bie ndesh edhe me ligjet e dy vendeve, por edhe me ligjet e Bashkimit Evropian dhe mbi të gjitha krijon një precedent të rrezikshëm që autokracitë në tentative të blejnë heshtjen e BE, duke i kthyer shtet e tyre në vende parkimi për emigrantët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco