VIDEO/ Padia e opozitës, Gjykata Kushtetuese pezullon marrëveshjen Rama-Meloni për refugjatët

17:26, 13/12/2023
A+ Aa A-

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar marrëveshjen mes qeverisë Rama dhe qeverisë Meloni në Itali për strehimin e refugjatëve.

Vendimi është bërë i ditur nga kryetarja e gjykatës në një deklaratë për mediat. Sipas saj, duke qenë se kjo marrëveshje është në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e saj, ajo pezullohet në mënyrë automatike.

Sipas vendimit, seanca e parë për këtë çështje do të mbahet në 18 janar 2024.

Deri në një vendim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese, kjo marrëveshje nuk do të kalojë në Kuvend.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco