Berisha: Veliaj sabotoi njësinë e zbatimit të projektit të inceneratorit! Lefteri ia bëri vetes si hajdut me qira!

Berisha: Veliaj sabotoi njësinë e zbatimit të projektit të inceneratorit! Lefteri ia bëri vetes si hajdut me qira!

13:29, 13/12/2023
A+ Aa A-

Në thelbin e aferës së inceneratorit të Tiranës qendron fakti se ai nuk ekziston, pavarësisht nga miliona euro që janë derdhur për të dhe lumenj shkresash që janë përgatitur. Këtij fakti i mëshoi sot Kryetari i PD-së, Sali Berishës, gjatë konferencës së sotshme për shtyp posaçërisht për këtë vjedhje qeveritare.

"E drejtë, çdo njeri pasi dëgjon këto shifra, pyet: Ku janë veprat e ndërtuara?- tha Berisha dhe u përgjigj: -  Asnjë nuk ekziston!

Po pse nuk ekzistojnë?! -  Sepse garant i mbikëqyrjes së tyre me firmë dhe me vulë ka qenë vetëm Erion Veliaj. Ai është zotuar para ministrit Gjiknurit dhe më pas Balluku, se do kontrollojë me njësinë e tij çdo situacion, madje se do japë asistencën e nevojshme kompanisë. Imagjinoni pra. Dhe se do merret edhe me problemet e shpronësimit dhe të tjera.
Prisni një moment, kompania është e ministrisë. Kontraktor për kompaninë është ministria, nuk është Veliaj, po ndërmarrja është e Veliajt.

Kurse Lefteri akuzon e thotë ma ka bërë Berisha. Jo Lefter, ia ke bërë vetes se të kanë marrë me qira! Rri aty dhe mos u ndje!

Po pse kjo situatë? Pse ato nuk ekzistojnë pas gjashtë vitesh? Sepse Erion Veliaj bllokoi njësinë e zbatimit të projektit, e bllokoi me qëllim, siç kemi faktuar me shkresat e publikuara, ku i bëhet thirrje Erion Veliaj të sjellë përfaqësuesit e tij në mbledhje, pasi prej më shumë se dy vitesh, Erion Veliaj saboton mbledhjet e njësisë së zbatimit të projektit vetëm që të mos konstatohet mungesa e ndërtimit të objekteve.

Pra, ju e patë të nderuar qytetarë, që në 6 vite, janë zhdukur 130 milionë euro.

Në projektin 30-vjeçar, specialistët, ekspertë të pavarur, por edhe të PD, gjejnë se kjo aferë megakorruptive do të gjeneronte për pronarët e saj nga pagesat që merrte nga shteti dhe privatët, nga shitjet e materialeve që grumbullonte, do inkasonte të paktën 1 miliard euro.

Kjo është përgjigjia jonë për të gjithë ata që shtrojnë pyetjen se si u vodhën paratë.

Tani kam një sqarim, me të drejtë qytetarët, mediat, kanë denoncuar me dhjetëra e dhjetëra pagesa të shpërndara që të gjitha me miratimin, me urdhrin e Erion Veliajt, për të cilin kemi informuar këtu se SKAPi ka të dhëna, por i ka kyçur apo zhdukur, pagesa për mediat, pagesa për reklama, pagesa nga më të ndryshmet, sikundër janë krijuar me dhjetëra kompani për të varrosur të vërtetën e vjedhjes së 130 milionë eurove.

Imagjinoni, kur gjykatësja shkruan se u transportuan jashtë me çanta dore. Imagjinoni, a ka marrëzi më të madhe? Të transportosh 130 milionë euro me çanta dore, vargu i çantave shkon nga Tirana në Vjenë ose nga Tirana në Paris!

Kjo është historia se si u vodhën, si u zhdukën, si maskohen dhe si mbrohen nga skapistët, me të cilët në daljet e ardhshme do paraqesim të gjithë implikimin kriminal të tyre në këtë aferë."


© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco