Masa e SPAK ndaj Berishës/ Abilejkaj: Duket më shumë si një kurth, duan ta bllokojnë nga aktiviteti politik

Masa e SPAK ndaj Berishës/ Abilejkaj: Duket më shumë si një kurth, duan ta bllokojnë nga aktiviteti politik

23:08, 12/12/2023
A+ Aa A-

Këtë të martë, SPAK i kërkoi Kuvendit të Shqipërisë që t’i heqë imunitetin ish-kryeministrit, Sali Berisha. Këshilli i Mandateve do të mblidhet në datën 18 Dhjetor 2023 për të shqyrtuar këtë kërkesë.

Kjo ka qenë edhe tema e ditës së sotme në emisionin “Opinion”, në Tv Klan, ku gazetari Enton Abilekaj, njëri nga të ftuarit, është shprehur se kjo që bëri SPAK, po i komplikon gjërat më shumë politikisht.

Abilekaj tha se kjo kërkesë e SPAK-ut përkundrejt Berishës, është më tepër si një kurth sesa për të vendosur drejtësi.

Enton Abilekaj: SPAK-u mund të priste të gjitha shkallët, megjithëse ishte deri në apel mund të priste edhe Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuesen. Ose ta çonte të njëjtën masë në parlament, ose të bënte atë që bëri, e cila e komplikon më shumë politikisht, se çdo gjë tjetër.

Blendi Fevziu: Pse?

Enton Abilekaj: Sepse deri tani zoti Berisha thoshte që mjafton masa që më është dhënë të shkoj në parlament dhe unë do shkoj. Ashpërsimi i masës në kushte kur masa kontestoi kshtetueshmërisht, nuk justifikohet ligjërisht.

Blendi Fevziu: Ka komplikime politike?

Enton Abilekaj: Vendimin për ta marrë masën, për ta thelluar masën, SPAK-u e ka marrë në bazë të konkluzioneve të GJKKO-së dhe SPAK-ut vetë. Tani çfarë ndodh? Ky duket më shumë si një kurth, sesa si një mjet për të vendosur drejtësi. Pse si kurth? Sepse në qoftë se do kishte ndodhur që në fillim kjo procedurë, që me masën e bllokimit të pasaportës, zoti Berisha do të ishte i detyruar dhe ne do të vazhdonim ta ndiqnim në gjendje të lirë. Por duke mos u respektuar kjo procedurë, Berisha e refuzoi dhe tani ai do të jetë në kurthin e një “arresti shtëpie”, që do ta bllokojë atë nga aktiviteti politik. Kështu që nuk e di nëse SPAK-u e ka menduar kështu, e ka paramenduar kështu, por kështu siç shkoi gjërat shkuan si një kurth politik, që iu ndërtua zotit Berisha. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco