'Shtrëngimi i masës ndaj Berishës'/ Manjani: Kërkesa e SPAK absurde, për një çështje që nuk është çështje

22:12, 12/12/2023
A+ Aa A-

Juristi Ylli Manjani, i ftuar në A Show në SYRI TV me Adi Krastën, ka folur për kërkesën e SPAK të depozituar në Kuvendin e Shqipërisë për të shtrënguar masën e sigurimit ndaj kryedemokratit Sali Berisha.

Sipas Manjanit, kërkesa e SPAK është absurde, pasi është një kërkesë shtrënguese për një çështje që nuk është çështje, pasi kanë 3 vite që po hetojnë dhe kërkojnë akoma kohë për të hetuar.

Manjani: Kërkesa e parë e SPAK për detyrimin e paraqitjes është kundër Kushtetutës, pasi duhet të shkonte në parlament për të marrë leje. Futja e Berishës në alibinë e Kushtetuës nuk është se është e pambështetur në Kushtetutë por ndoshta nuk është taktika më e mirë e zgjedhur për të siguruar vazhdimësinë e opozitës pasi ne na intereson opozita.

Nga ana tjetër nuk dua të justifikojë kërkesën absurde të SPAK për të shtrënguar masën e sigurimit për diçka që nuk ekziston, për një çështje që është pa materie, për një çështje që ka 3 vite që po hetohet dhe duan të hetojnë prap.

Për një çështje që nuk çështje dhe për diçka që është shumë e rëndësishme për ta theksuar këtë kjo masë  sigurie të kësaj natyre është e shkruar në ligj për persona nën 70 vjeç.

Nuk është diçka racionalisht e justifikuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco