Kraja: SPAK nuk di të thotë ende se për cilin nen akuzohet kreu i opozitës

Kraja: SPAK nuk di të thotë ende se për cilin nen akuzohet kreu i opozitës

21:50, 12/12/2023
A+ Aa A-
I ftuar në studion e “Open”, Akil Kraja ka folur lidhur me kërkesën e SPAK për ndryshimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Kraja u shpreh duke bërë një paralelizëm mes rastit të Berishës dhe atij të fisit Rraja, duke thënë se këtyre të fundit iu ul masa e sigurisë, ndërsa ish-kreut të qeverisë po i rritet.

Sipas tij në të gjithë materialin e SPAK ndaj Berishës nuk është saktësuar ende për cilin nen akuzohet ish-kreu i qeverisë, ndërsa shtoi se Shqipëria po kthehet në një shtet monopartiak për pasojë të drejtësisë që sipas tij po sjell më shumë krim.

“Nuk mund t’i hiqet liria në asnjë lloj forme pa miratimin e Parlamentit, kështu e thotë Kushtetuta. Jemi në një situatë kur Rrajave u ulet masa, ndërsa kreut të opozitës i rritet masa.

Kreut të bashkisë Tiranë nuk i citohet emri në 100 e ca faqe, ndërsa një ish-pronari si Malltezi i futet emri dhe bëhet kjo gjullurdi. Opozita ka të drejtë të ngrejë komisione për McGonigal-in apo për udhëtimet luksoze të Ramës.

Ne kishim pritshmëri nga kjo drejtësi për të cilën janë harxhuar miliona, por po jep më shumë krim elektoral, politik, etj. SKY, EncroChat, zhdukja e databazës së TIMS janë kërkesa të opozitës.

Në të gjithë materialin, nuk është saktësuar ende për cilin nen akuzohet kreu i opozitës. Këta duan të kthejnë vendin në një shtet monopartiak, duhet të kapim thelbin, jemi në një monokraci.

Inceneratori po kushton 300 mln euro, emri i Ramës po del i përfshirë, familjarët e tij po ashtu, kryebashkiakë, etj”, u shpreh ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco