Juristi Jordan Daci: Po bëhet drejtësi kolektive. SPAK krenohet me numrin e të dënuarve

21:41, 12/12/2023
A+ Aa A-

Juristi Jordan Daci, i ftuar në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, ka folur në lidhje me SPAK-un dhe Gjykatën e Posaçme. Gjatë intervistës, Daci u shpreh se, në vend po bëhet drejtësi kolektive.

‘Kryesorja është kjo; drejtësia udhëhiqet nga një parim i lashtë dhe domethënës; më mirë 100 të fajshëm jashtë, se një i pafajshëm brenda’, tha Daci, por sipas tij, kjo gjë në Shqipëri është përmbysur.

‘Mendoj se një ndër pikat e dobëta që ka SPAK është kjo pjesë. Prej kohës së transformimit nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Gjykatën e Posaçme dhe të prokurorisë në SPAK, ajo që ka ndodhur disa fenomene pozitive, por aspekti negativ që unë e përjetoj edhe nga pikëpamja profesionale përtej të qenies avokat, ka të bëjë pikërisht me këtë koncept.

Kryesorja është kjo; drejtësia udhëhiqet nga një parim i lashtë dhe domethënës; më mirë 100 të fajshëm jashtë, se një i pafajshëm brenda.

Tek ne kjo duket se është përmbysur. Urrejtja e madhe popullore që kanë ndaj individit, por jo ndaj drejtësisë që duhet të ketë për individin, e shtyre nga një nevojë për një drejtësi për tu dhënë, dhe sidomos presioni i përgjithshëm e ka kthyer sistemin tonë të drejtësisë, në sistem represiv.

Ne jemi i vetmi vend në botë që gjykatat dhe prokuroritë krenohen me numrin e të dënuarve. Në të gjithë botën krenohen me numrin e të pafajshme.

Pafajësia është jo më shumë se 2.05% në nivel vendi dhe për disa vite me radhë në Gjykatën e Posaçme ka qenë 0 përqind.

Në kohën e xhaxhit të llahtarshëm, shkonte 10-15 %, përjashto veprat politike. Gjermania ka një normë 35 për qind’, tha Jordan Daci në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco