Fundo: Inceneratorët, projekt i rilindjes kur erdhën në pushtet! Rama-Veliaj gënjyen publikisht

21:33, 12/12/2023
A+ Aa A-

I ftuar në A Show në SYRI TV me Adi Krastën, gazetari Elvi Fundo ka folur për aferën e inceneratorëve dhe zhvillimet e fundit nga ana e SPAK me arrestimet e bëra në Bashkinë e Tiranës dhe mos arrestimet e kokës së kësaj afere korruptive.

Fundo theksoi se inceneratorët janë projekt i rilindjes i cili u vendos në zbatimin pas ardhjes së tyre në pushtet, pasi Shqipëria e ka pasur gati projektin me landfillet.

Sipas gazetarit, kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj kanë gënjyer publikisht se kompania holandeze është pronare e inceneratorit, ndërkohë që aksionet i kishin kaluar Klodian Zotos.

Fundo: Inceneratorët janë një projekt i rilindjes i PS-së. Sepse në vitin 2013 kur kanë ardhur në pushtet Shqipëria e ka pasur gati projektin me landfillet. Ka qënë një vizion, që të bëhen inceneratorët. Kryeministri bëri Elbasanin, Elbasani kushton, një njeri anonim nga rruga shkon dhe merr 24 milionë euro projekt, i cili do 2 milionë euro në vit që të punojë. Shkojnë në Fier, i futin 34 milionë euro të tjera, i fusin dhe një shpronësim atje që e marrin truallin 400 e ca mijë euro duke e shpronësuar si truall kur në fakt është tokë bujqësore, kanë vjedhur këto 400 e ca milionë por këtë nuk e ka hetuar njeri.

Kthehemi te Tirana që është spektakli më i madh. Ka dalë kryeministri te Fevziu dhe ka thënë ka ardhur Polvurthi ju jeni gënjeshtarë ju jeni mashtrues. Edhe Edi Rama dhe Erion Veliaj për këtë deklarim duhet të mbajnë përgjegjësi. Unë e kam nxjerr 4 vite më parë që kompania Polvurth nuk ekziston në Holandë. Nga dhjetori i 2017-ës kompania Polvurth dhe kompania Energie Recuperator në janar 2019-ës nuk ekzistojnë si kompani pronare të inceneratorit të Tiranës por pronar rezulton kaldajisti Xhuzepe Cafaljone, i cili ia ka blerë këtyre dy kompanive, pasi i jepen aksionet Klodian Zotos, ky i fundit ia ka shitur 465 mijë euro me lekë me të pritur me rrogë 5 mijë euro Chafaljones të cilin e punëson administrator në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco