I fali Rama territor pa pyetur askënd/ Meloni u hakërrehet deputetëve italianë: Marrëveshjen në të mirë të Italisë e kundërshtuat vetëm ju

I fali Rama territor pa pyetur askënd/ Meloni u hakërrehet deputetëve italianë: Marrëveshjen në të mirë të Italisë e kundërshtuat vetëm ju

20:28, 12/12/2023
A+ Aa A-

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, duke folur sot në Parlament, u ndal te marrëveshja për refugjatët, të bërë me Shqipërinë. E lumtur për arritjen e marrëveshjes me një vend ku është vetë zot, vetë shkop një njeri i vetëm, si Edi Rama në Shqipëri, i cili nuk pyeti as për Parlament, as për Kushtetutë, duke firmosur një marrëveshje ektraterritorialiteti, Meloni ka akuzuar politikën italiane për zhurmën që ka bërë duke e kundërshtuar pikërisht një marrëveshje në të mirë të Italisë.

Ajo u shpreh ndër të tjera se zërat kundër marrëveshjes janë të papranueshme  ndërsa shprehu keqardhje më të madhe, pikërisht sepse sipas saj këto zëra kritikë kanë ardhur nga Italia.

“Është për të ardhur keq që shumë nga zërat mospërputhës erdhën nga Italia, ku Rama u sulmua nga shumë anë se kishte ndihmuar Italinë. Është për të ardhur keq dhe për t’u habitur që ka pasur frikësime deri për një përjashtim të kryeministrit shqiptar nga PSE, me sa duket për disa italianë të majtë është mëkat të ndihmosh Italinë .

Ka një dialog të vazhdueshëm me Komisionin e BE-së për marrëveshjen për të vërtetuar përkushtimin për respektim të plotë me të drejtën e BE-së, kombëtare dhe ndërkombëtare”.,- ka thënë Meloni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco