‘Rama s’e priste rezistencën e opozitës’/ Burimi analizon mesazhet e fshehura të Ramës: I nevojitet se s'bën një narrativë e re

19:15, 12/12/2023
A+ Aa A-

Gazetari Genc Burimi në një lidhje me Skype për Task Force me Sonila Meçon në Syri Tv ka bërë një analizë të qartë sa i përket rezistencës së kryetarit të opozitës Sali Berisha dhe përpjekjeve të Edi Ramës për të krijuar një narrativë të re me qëllim të zhvendos vëmendjen.

“Rama nuk e priste atë lloj rezistence që po organzion opozita në parlament, dhe nuk e priste po ashtu atë lloj jehone ndërkombëtare që ka marrë kjo rezistencë e opozitës në parlament. Kjo qe e papritur për Ramën. Ai mendoi se këtë rezistencë e deskualifikionte duke vazhduar tek reflekti i zakonshëm, nongrata.  Kjo kauzë në Parlament nuk është kauzë e Berishën, është e gjithë deputetëve. Ramës i nevojitej se s'bën tani një narrativë e re. Rama i bën një kritikë të tërthortë prokurorëve ‘ç’patët punë ju që shkuat e dedikuat dosjet e Berishën pa kaluar nga parlamenti’. Rama thotë ‘më humbët kohë një muaj me Berishën’. Gjatë kësaj kohe Berisha pati kohë të organizohet në Parlament, të bënte rezistenca dhe të nesërmen e këtij fjalimi SPAK na mer sot për budallenj dhe harron kërkesën e parë e tani nxjerë kërkesën e dytë pa na thënë  ne analistëve, juristëve që i thoni SPAK se kërkesa e parë ishte abuzive. SPAK sot po i njeh që ishte jokopetent, injorant ose ishte nën urdhrat e qeverisë. Berisha sot jep këtë lajm që për Ramën është një lloj oksigjeni sepse pritet të marrë serish narrativa për të thë se u kthye vëmendja prap tek Berisha dhe ta harrojë vëmendjen në Parlament.  Kauza për komisione parlamentare e tejkalon Berishën. Berisha edhe nga Shtëpia do e vazhdojë këtë kauzë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco