VIDEO/ Kryemadhi: Veliaj ka detyruar ndërtuesit të paguajnë 60 mln euro për dherat që janë depozituar jashtë inceneratorit

19:10, 12/12/2023
A+ Aa A-

Pas firmosjes së kontratës së inceneratorit të Tiranës, Bashkia Tiranë ndërmori veprime për të detyruar të gjithë ndërtuesit në Tiranë, që dherat e prodhuara nga ndërtimi, të ishin të detyruar ti conin në inceneratorin e Tiranës, kundrejt pagesës.

Kjo gjë u denoncua dhe nga kryetari i shoqatës së ndërtuesve, në komisionin hetimor parlamentar.

Hetimet e kryera nga Kryemadhi për inceneratorin e Tiranës, nxjerrin në pah, se si, inceneratori i Tiranës ka përfituar 60 milionë Euro nga firmat e ndërtimit për depozitim dherash, ndërkohë që dherat janë hedhur jashtë Landfillit, jashtë lejes së ndërtimit.

Kjo për Kryemadhin përbën dy fakte skandaloze:

1. Bashkia Tiranë ka ndikuar përmes një skeme kriminale, që bizneset private të lidhura me bashkinë, pasi firmat e ndërtimit janë të lidhura që nga momenti I parë I marrjes së lejes deri në përfundim të punimeve me Bashkinë Tiranë, që të dërgonin para në llogarinë bankare të inceneratorit. Më pas këto para, nëse ndiqen mund të rezultojnë që janë dhënë nga inceneratori për llogari të drejtorëve të bashkisë apo dhe të zyrtarëve të qeverisë.

2. Inceneratori I Tiranës, ka marrë pagesat, ndërsa dherat I ka depozituar jashtë lejes së ndërtimit. Roli I koncesionarit ka qenë përfitimi I pagesave dhe jo realisht depozitimi I dherave.

Droni i teknologjisë së fundit që ka përdorur Kryemadhi, së bashku me llogaritjet e stafit të inxhenierëve pranë saj, tregojnë për Hortofoto me koordinata të qarta.

Kryemadhi: Faktet e provat e zbuluara nga DRONI SË VËRTETËS nxjerrin zbuluar korrupsionin shtetëror dhe provojnë në mënyrë të pakundërshtueshme faktin se: PA MBËSHTJE QEVERITARE KONTRATA E KONCESIONIT TË INCENERATORIT TË TIRANËS NUK DO TË FINANCOHEJ ASNJË QINDARKË MË TEJ NGA PARATË E SHQIPTARËVE.

Këtë gjë mund ta kishin bërë shumë mirë dhe SPAK, Komisioni Hetimor Parlamentar, Kontrolli I Lartë I Shtetit, media, apo cdo institucion I brendsëhm apo I huaj, qeveritar apo organizatë jo fitimprurëse, që ka objekt të veprimtarisë ka luftën kundër korrupsionit dhe transparencën.

15 Hektarë është harta e depozitimeve jashtë territorit të landifillit; pra inceneratori ka marrë aq shumë pagesa nga kompanitë e ndërtimit, sa vetëm me depozitimet jashtë kufirit  kanë mbushur një sipërfaqe me 15 Hektarë.

Edhe liqenet janë bërë tokë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco