Këlliçi: Rama dirigjon goditjet e SPAK dhe koordinon asgjësimin e jetës parlamentare

18:40, 12/12/2023
A+ Aa A-

I ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka folur për kërkesën e sotme të SPAK drejt Kuvendit të Shqipërisë, për të hequr imunitetin e kryedemokratit Sali Berisha, me qëllim arrestimin politik të tij.

Këlliçi ka theksuar se ditën e sotme kemi një sinkronizim të plotë të veprimeve mes mazhorancës dhe SPAK.

Sipas Këlliçit, është Edi Rama që dirigjon qoftë goditjet që ndodhin në SPAK brenda rradhëve të veta dhe koordinon të gjithë asgjësimin e jetës parlamentare.

Këlliçi: Në çdo studio, tema e debatit ka qënë se përse nuk ka qënë Erion Veliaj i ndaluar sepse kanë dalë dokumenta me firmën e tij dhe të Bashkisë Tiranë, është shkelur ligji me të dyja duart dhe me të dyja këmbët dhe çuditërisht nuk merret as si person në hetim Erion Veliaj.

Goditja e fortë që është dhënë dje nga të gjitha media me hir apo me pahir, kjo ka ndodhur se nuk del asnjë njeri që të mbrojë inceneratorin e Tiranës, të na e tregojnë se ku e kanë dhe duhej menjëherë një alibi tjetër, duhej zhvendosur vëmendja dhe e bënë në këtë moment që e gjithë vëmendja dhe prozhektorët ishin te Bashkia e Tiranës dhe inceneratori i Tiranës që është afera më e madhe korruptive në 30 vite pasi shkon minimalisht deri në 1 miliard euro, deri tani kemi faktuar se janë paguar 130 milionë euro.

Është një aferë që është nisur fillimisht nga kryeministri Edi Rama duke ndryshuar strategjinë nga landfille në incenerim në djegie. U gjet si shkak emergjenca mjedisore kombëtare, Shqipëria ishte në një emergjencë mjedisore dhe ne do mbyteshim nga plehrat sipas kronikave e viteve 2014-2015.

Në këto 9 vite, qeveria jonë ka paguar 130 milionë euro deri tani për tre inceneratorët që nuk ekzistojnë dhe unë nuk di të ketë një katastrofë mjedisore tani që ne flasim.

Paratë janë vjedhur dhe kjo tregon që kemi të bëjmë me një aferë, ke zero produkt në këtë mes.

Tani vjen momenti që goditet zoti Berisha për të tërhequr vëmendjen, goditet 1 javë pasi u votëbesua në kuvendin kombëtar si Kryetari i PD-së dhe 2 muaj pasi është bashkuar opozita, 42 deputetë janë bashkuar dhe po bëjnë betejën në parlament që nga data 5 tetor.

Ditën e sotme kemi një sinkronizim të plotë të veprimeve mes mazhorancës dhe SPAK. Për herë të parë sot është votuar votimi i ndryshimit të rregullores në parlament që nuk ka ndodhur në 33 vite paralamentarizëm.

Është një dorë që i dirigjon të gjitha çfarë ndodhin. Është Edi Rama që dirigjon qoftë goditjet që ndodhin në SPAK brenda rradhëve të veta dhe koordinon të gjithë asgjësimin e jetës parlamentare.

Jemi përballë faktit që sot opozitës, PD-së i cakton Lindita Nikolla kryetarin e grupit parlamentar, përfaqësuesin e opozitës në komisionin e reformës zgjedhore, të jep fjalën nëse do ajo dhe përjashtohen komisionet. Kjo ka ndodhur për herë të parë në 33 vjet ndryshimi i rregullores së parlamentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco