Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Kapet në flagrancë Irena Gjoka

Sejamini: Erion Veliaj mund të merret i pandehur në çdo kohë, është peng politik i Edi Ramës

Sejamini: Erion Veliaj mund të merret i pandehur në çdo kohë, është peng politik i Edi Ramës

22:50, 11/12/2023
A+ Aa A-

Analisti Neritan Sejamini deklaroi në emisionin "Të Paekspozuarit" se Erion Veliaj mund të ketë shpëtuar nga hetimi në dosjen e inceneratorëve, ku SPAK ka ngritur akuzë për 15 zyrtarë, por ai është peng politik i kryeministrit, apo i drejtësisë së re dhe se dosja ndaj tij mund të hapet në çdo moment.

“Standardi i drejtësisë është më i rëndësishmi në këtë histori: si po heton SPAK-u. Një nga akuzat ndaj zotit Ahmetaj ishte se ai nuk kishte mbrojtur interesin publik ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës. Unë nuk mendoj se z. Veliaj i është bërë nder me këtë gjë, se ai mund të merret i pandehur në çdo kohë. Kjo gjë vërtet e ka shpëtuar, por z. Veliaj është peng politik i z. Rama, i SPAK-ut dhe i kujtdo qoftë. Pse?

Sepse këto shkresa për sa kohë nuk janë hetuar nga drejtësia, ai mund të hetohet në çdo moment, sot nga drejtësia, nesër nga dikush tjetër. Z. Veliaj me këtë situatë ku ne jemi sot, është peng politik dhe dhe ankth politik”-tha Sejamini.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco