Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Gabriel Escobar 'sikleti' diplomatik i DASH

VIDEO/ Haxhiu: SPAK ndoshta po pret një moment tjetër që të ngrejë një akt-akuzë për Veliajn

21:40, 11/12/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Çim Peka Live në SYRI TV për të komentuar dosjen e ineceratorit të Tiranës ishte gazetari dhe analisti, Baton Haxhiu.

Haxhi është shprehur se SPAK është një organizëm që ndryshon me sistemet e mëparshme të drejtësisë dhe se ka sjellë punë konkrete.

"Unë vazhdoj të besoj që SPAK si organizëm i drejtësisë është krejt ndryshe nga sistemi i drejtësisë i ndërtuar për vite me radhë në Shqipëri për arsye se ka një distancë me pushtetin dhe trajnuar në perëndim dhe nuk është rastësi që 15 emrat kryesorë të kësaj qeverisje janë të akuzuar.

Për ata që e dinë që çfarë është procesi i hetimit dosja e SPAK për inceneratorët nuk ka përfunduar akoma.  I di faktet të cilat i kam lexuar disa herë pasi i kem d y dosje që është e ajo e Ahmetajt dhe dosja e Tiranës. Sa i përket dosjes së Tiranës, Veliaj nuk përmendet dhe nuk di që ta përkufizoj nëse është amnisti por e kemi një fakt që çështja  dosjes së inceneratorëve ka marrë shumë njerëz.

SPAK është një institucion që është marrë më çështje konkrete, nuk  e dimë se çfarë ka saktësisht në dosjen e SPAK për Veliajn, ndoshta për ata nuk është momenti që të ngrihet një akt-akuzu dhe presin një moment tjetër."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco