Rama: Edhe po nuk u integruam në BE nuk mërzitem fare

Rama: Edhe po nuk u integruam në BE nuk mërzitem fare

17:38, 08/12/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama foli për skenarë të mundshme se cfarë do të ndodhë nëse Greqia vendos veton e integrimit.

Në fjalën e tij në Kongresin e PS, Rama na befasoi duke deklaruar se edhe nëse Greqia do të bllokojë integrimin e Shqipërisë në BE, kryeministri nuk do të mërzitet pasi kjo gjë nuk i intereson.

Rama: “Shqiptarëve që na dëgjojnë dua ti them se në rast se kjo ndodh, unë nuk do kthehem nga Brukseli i mërzitur. Asnjë fije i mërzitur, por do kthehem me krenar për Shqipërinë dhe më i motivuar për të vazhduar punët, edhe më i bindur se një absurditet i tillë nëse ndodh nuk do ta vonojë dot asnjë ditë procesin e anëtarësimit në BE.

Madje edhe më i vendosur për ta përshpejtuar këtë proces për ta bërë gati Shqipërinë për BE edhe më para se BE të jetë gati për Shqipërinë.

Unë jam i bindur se shumë kush mendon se kjo është retorikë. Kjo nuk është retorikë. Është një fakt i mbështetur në argumente konkret, ku unë po sjell vetëm dy: I pari, që një vend të jetë teknikisht gati për ti bërë shtet i BE duhet të harmonizojë legjislacionin e tij me atë të BE.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco