Rama: Nuk kemi hyrë në BE se nuk kishim përkthyes për përafrimin e legjislacionit, tani fola me Mirën dhe do fluturojmë

Rama: Nuk kemi hyrë në BE se nuk kishim përkthyes për përafrimin e legjislacionit, tani fola me Mirën dhe do fluturojmë

17:18, 08/12/2023
A+ Aa A-

Edi Rama e ka nis fjalën në Kongres duke çuar gjuhën atje ku dhemb dhëmbi, vonesa e integrimit të vendit në BE.

Të njëjtat justikime dhe metafora idiote me martesa e me vickla që hedhin vendet e BE-së, por këtë herë kryeministri ka gjetur një justifikim ekstra më të çuditshëm se të zakonshmit kur tha së vonesat për integrimin në BE janë krijuar sepse s’kemi patur mjaftueshëm përkthyes për të na përafruar legjislacionin shqiptar me atë të BE.

Por që ai u premtoi të vetëve se e kishte gjetur zgjidhjen magjike, ‘kam marrë në telefon Mira Muratin, shqiptarja që ka krijuar ChatGPT, dhe ajo më premtoi se do ta zgjidhim këtë gjë, u shpreh Rama.

Pjesë nga fjala e Edi Ramës në Kongresin e PS:

E kërkoj Mira Muratin i ndrojtur nga një ndrojë që nuk më karakterizon… pas një komunikimi telefonik i kërkoj ndihmë për ta bërë gati më shpejt Shqipërinë për anëtarësimin europian. Ajo qesh se mbase kujtoi se unë po bëja humor, por thotë ‘po të dëgjoj’.

Dhe unë e pyes që a është e mundur që në vend se ne të rekrutojmë një armatë me përkthyer dhe një batalion me jurist dhe të shpenzojmë miliona euro për të bërë gati në shqip malin me masat ligjore të BE, ta bëjmë këtë përmes ChatGPT. E dëgjoi me kujdes dhe më përgjigje ‘më duket e mundur’.

Kështu nisi puna me Mirën dhe një skuadër të përbashkët, dhe sot dua ta ndaj me ju që në 13 dhjetor në Bruksel, kur të mbaroj mbledhja bashkë me dilemën greke, do ua lë si kartolinë të Vitit të Ri të Shqipërisë të gjithë liderëve të BE rezultatin e testit të suksesshme të modelit shqiptar për ndërvendosjen në legjislacionin tonë të 280 mijë faqeve masa ligjore të BE.

Pra, besoj se është e qartë se asnjë cic-mic, nuk e vonon dot Shqipërinë për anëtarësimin në BE. Jo vetëm që do e bëjë shumëfish më shpejtë se sa më i shpejti e ka bërë më parë dhe bujarisht do ndihmojmë edhe Kosovën, edhe pse nuk është ende vend kandidat. Askush nuk e ndalon dot që në legjislacion të funksionojë si një vend anëtar i BE-së.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco