Ogerta ngatërron fjalimin në Kongres me premtimet e rilindjes të 2017-ës, por nuk e ngatërrohet te lavdet për Ramën

Ogerta ngatërron fjalimin në Kongres me premtimet e rilindjes të 2017-ës, por nuk e ngatërrohet te lavdet për Ramën

16:39, 08/12/2023
A+ Aa A-

Ministja e Arsimit,  Ogerta Manastirliu, ka mbajtur fjalën e saj në Kongresin e Partisë Socialiste. Me ç’duket nga fjala e saj, Ogertës i kanë dhënë të lexojë programin elektoral të rilindjes të vitit 2017, pasi ajo premtoi përsësi ndërtimin e 150-shkollave. Por ky ka qenë premtim elektoral i PS edhe në vitin 2017,  ndërtimi i 140 shkollave të reja. Ogerta vetëm se ka shtuar edhe 10 plus, por që nga viti 2017 rilindja nuk ka ndërtuar më shumë se 9 shkolla.

Image

Një tjetër ripërsësitje ka qenë edhe paisja me laboratorë të inteligjencës artificiale. Në 2017 u premtua gjithë kurrikula e arsimit parauniversitar do të ishte digjitale, por në kohën kur arsimi kaloi on line për shkak të COVI-19 u vu re se shqipëria kishte zero klasa me këtë infrastukturë.

Dhe si qershia mbi tortë, fjalimi i Ogertës në Kongres vjen vetëm dy ditë pasi Programi i Vlerësimit Ndërkombëtar të Nxënësve “PISA 2022” e nxiu arsimin në Shqipëria duke e renditur në vendin e 62, ndër 80 vendet që kanë marrë pjesë në testim. Në rezultatet e testimit për programin PISA 2018 Shqipëria u pozicionua në vendin e 61

Mirëpo Ogerta gjithësesi e mbajti fjalimin dhe nuk harroi lavdet për liderin e madh të partisë.

Manastirliu u shpreh se 2024 do të jetë viti historik i rritjes së pagave. Gjithashtu tha se do të ketë rritje të numrit të mësuesve për nxënësit në nevojë, si dhe do të ndërtohen më shumë se 150 shkolla, terrene, palestra.

“Nga 2024 nisim rimodelimin e kurrikulave, do të nisim programin e zhvillimit profesional të fëmijëve. Do të rrisim deri në 2 mijë numrin e mësuesve ndihmës në vitet e ardhshme. Sikurse kryeministri Rama e ka shpallur viti 2024 do të jetë viti historik i rritjes së pagave duke e çuar pagën e mësuesit në 950 euro. Plani ynë është ndërtimi i më shumë se 150 shkollave, terreneve, palestrave sportive në të gjithë vendin. Nuk do të ndalemi së investuari në drejtësi. Në 2025 do të kemi 650 laboratorë smart e të inteligjencës artificiale. Do të shtrijmë dhe testet e digjitalizimit në maturat shtetërore.”, tha Manastirliu.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco