Në shesh e krahason Ramën me Skënderbeun, në Kongres me Enverin/ Spiropali: Rama si la kusur rusit në KS, ndaj erdhën 10-milionë turistë për ta parë

Në shesh e krahason Ramën me Skënderbeun, në Kongres me Enverin/ Spiropali: Rama si la kusur rusit në KS, ndaj erdhën 10-milionë turistë për ta parë

15:53, 08/12/2023
A+ Aa A-

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në fjalën e saj para delegatëve të Kongresit të PS nuk ka ngurruar të ngrejë në qiell liderin e saj, Edi Rama.

Por ndryshe nga hera e parë kur e ka quajtur Skënderbe, këtë herë Elisa e ka përshtatur krahasimin sipas eventit.

Vendi, Pallati i Kongreseve, të kujton partinë, aktiviteti, Kongres, sërish të kujton Partinë, lideri me të njëjtin pushtet si ish-lideri i madh i kësaj partie dikur.

Këto përkime kanë bërë që edhe Elisa të modifikojë përkëdhelitë për liderin e saj, duke thënë se në shqipëri erdhën këtë vit 10-milionë turistë fala fjalimit të famshëm të Edi Ramës në Këshillin e Siguritmit, ku ia plasi në sy ambasadorit rus bamp e bamo. 

Pra, Elisa kur është në shehin Skënderbej, Rama i duket si Skënderbeu, kur është në Pallatin e Kongreseve i duket si Enveri që ia plasi rusëve në sy, dhe për këtë arsye në Shqipër paskan ardhur 10 milionë turistë sipas ministres pa portofol të Ramës.

  “10 milion turistë në një vit në Shqipëri nuk kanë ardhur vetëm të grishur nga një kryeministër i jashtëzakonshëm si Edi Rama, që si lë kusur ambasadorit rus në mes të mbledhjes në Këshillin e Sigurimit.

Ata kanë ardhur të ndjellë nga një vend me diell, dritë, shpresë dhe optimizëm, një vend dinamik, i sigurtë për të jetuar dhe me bukën e kripën më të lirë në Evropë” tha ndër të tjera Spiropali.


"Në Mbledhjen e 81 partive komuniste e punëtore të botës që po mbahet këtu, në Moskë, sot paradite mbajta fjalimin tim. Fjalimi, i cili vazhdoi gati dy orë, u dëgjua në heshtje. Asnjë ndërprerje, asnjë ndërhyrje nga Hrushovi.”, - shkruante Enveri në ditarin e tij.

Dhe Elisat e kohës flisnin njëjtë për Enverin, si Elisa e sotme në Kongresin e Partisë së rilindur për Edi Ramën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco