Noka: As diktatura staliniste nuk i trajtonte deputetët kështu! Gjunjëzimi i Boshtit të së Keqes, misioni ynë!

Noka: As diktatura staliniste nuk i trajtonte deputetët kështu! Gjunjëzimi i Boshtit të së Keqes, misioni ynë!

19:30, 07/12/2023
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka reaguar në lidhje me propozimin e mazhorancës socialiste mbi ndryshimin e rregullores për të ashpërsuar dënimin për deputetët e opozitës, duke i përjashtuar për 60 ditë nga Kuvendi i Shqipërisë.

Noka ka theksuar se mazhoranca është në panik dhe se as diktatura staliniste nuk i trajtonte deputetët dhe parlamentin në këtë mënyrë.

Sekretari i Përgjithsëm i PD-së tha se sa më represive masat aq më shumë forcë do të ketë reagimi i opozitës.

Noka: As diktatura staliniste nuk i trajtonte deputetët dhe parlamentin kështu. Janë në panik. Sa më represive masat aq më shumë forcë do të ketë reagimi i opozitës. Çdo veprim i tyre do të pasohet me kundërveprimin tonë. Gjunjëzimi i Boshtit të së Keqes është misioni ynë. Ne nuk ndalemi!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco