Burimi: Tutorëve të Ramës nuk u interesojnë trazirat e krijuara në politikë

19:05, 07/12/2023
A+ Aa A-

Gazetari Genc Burimi duke folur në lidhje me agravimin e situatës në parlament është shprehur se mbështetësit e Ramës nuk janë të interesuar që mazhoranca të ballafaqohet me trazira në parlament.

Në një lidhje me Skype për Task Force me Sonila Meçon në Syri Tv, Burimi u shpreh se opozita është duke ecur në drejtimin e duhur.  

“Nuk e besoj se ky ballafaqim i intereson mazhorancës. Çfaërdo që thotë Kushi, çfarëdo që thotë Rama se nuk pyesin për ndërkombëtarët presioni do shtohet. Javën që vjen do të mblidhetdhe njëherë  samiti i Ballkanit Perëndimor, pas pak javësh do të fillojnë aluftrat tona këtu në Europën Perëndimore, fushatat për zgjedhjet europiane ku ekstremet e djathta me siguri do luftojnë dhe do thonë ‘këtë vënd do intrigoni juve ku nuk ka demokraci?’.

Pra, nuk i intereson kjo situatë kësaj mazhorance sepse vetë tutorët e kësaj mazhorance, të këtij kryeministri, ata që e mbështesin do i thona ‘mos na krijo këto kushte, evitoje’. Rama kërkon edhe njëherë të kërkojë zgjidhjen jo duke i dhënë të drejtë opozitës por duke i mbyllur dhe më shumë gojën me ndryshimin e rregullores së Kuvendit.

Është një lojë që është në dëm të Ramës. Ai sot po përdor kokfortësinë dhe jio vetëm me opozitën por edhe me Greqinë. Sot opozita është në të drejtën e saj sepse e ka me ligj në Kushtetutë dhe rregulloren në Kuvend që është me detyrim hapja e komisioneve hetimore parlamentare. “  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco