Koka: Ky ishte mesazhi i pranisë së deputetetëve të Bashës në Parlament

18:57, 07/12/2023
A+ Aa A-

Gazetari Bledian Koka i ftuar në 'Task Force' në Syri Tv, komentoi pjesëmarrjen e grupit të deputetëve të Bashës sot në Parlament, teksa zbuloi dhe se çfarë fshihet pas saj.

Qëllimi në vetvete është asgjësimi i asaj që është opozita parlamentare dhe favorizimi i atyre dy tre deputetëve të quajtur grupimi Basha të cilët, në fakt sot bënë një test për atë që do jetë e nesërmja e Kuvendit të Shqipërisë.

Pra prania e zonjave parlamentare që përfaqësojnë zotin Basha ka qenë lajmi, një tester për të kuptuar se a mund të jenë ata të pranishëm në seanca kur Edi Ramës mund t'i duhen dhe votat e Bashës për aq sa mund të bëjë ndryshimin.

Pra kishte një tjetër mesazh prania e zonjave sot, që më vonë dolën dhe u krenuan se kishin votuar kundër një buxheti për të cilën as kanë thënë gjysmë fjale.

Nuk kam dëgjuar te kenë asnjë kritikë apo të kenë ngritur ndonjë pretendim për atë, që për mendimin tim nuk është një buxhet shteti, por është një provë të cilën struktura e posaçme anti-korrupsion duhet ta merrte dhe ta analizonte sepse ndërkohë që kjo strukturë ka nën hetim dializen, inceneratorin, check up dhe sterilizimin, sërish në buxhetin e shtetit parashikohet që paratë për këto tre afera, të vazhdojnë të financohen me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco