Përjashtimi me 60 ditë/ Logu: Arsyeja e propozimit të PS-së antikushtetuese, bëhet për të shuar zërin e opozitës

18:41, 07/12/2023
A+ Aa A-

Avokati Marash Logu, i ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, ka folur për aksionin e opozitës brenda parlamentit, si dhe miratimi i buxhetit 2024 nga mazhoranca e Edi Ramës.

Logu theksoi se propozimi i mazhorancës socialiste për të përjashtuar deputetët me 60 ditë nga parlamenti, është një nismë antikushtetuese dhe antiligjore.

Sipas avokatit, ‘arsyeja kryesore që jepet në këtë propozim është fakti se ata thonë se masat që kemi marrë deri tani kanë rezultuar jo efektive për të shuar zërin e opozitës’.

18:31-18:33

Logu: Vetëm ditën e djeshme në datë 6 dhjetor, dy deputetë të PS-së me vetëm me tre paragraf shkresë, deputeti Tonin Gogu dhe Blerina Gjylamehti, kanë propozuar që deputetët e PD-së ose opozitës të përjashtohen deri në 60 ditë nqs sipas atyre kryejnë akte proteste që shqetësojnë mazhorancën apo qeverinë.

Arsyeja kryesore që jepet në këtë propozim është fakti se ata thonë se masat që kemi marrë deri tani kanë rezultuar jo efektive për të shuar zërin e opozitës.

Mjafton të lexosh sqarimin në tre paragrafe se pse e ndërmarrin këtë nismë, për të kuptuar se sa antikushtetuese dhe antiligjore është si nisëm.

Nuk ka ndodhur asnjë herë që rregullorja e kuvendit të ndryshohet në mënyrë të njëanshme nga njëra palë sepse po ti lejohet një mazhorance ta bëjë këtë gjë, çdo mazhorancë nesër mund të përpiqet të asgjesojë opozitën në parlament.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco