SYRI TV/ Basha si PS, pjesë e farsës së Ramës, deputetët e vulës votojnë në seancë

15:06, 07/12/2023
A+ Aa A-

Ndërsa opozita në unison ka vendosur bojkotimin e proceseve të Edi Ramës dhe bllokimin e seancës, Lulzim Basha dhe deputetët që e ndjekin kanë vendosur të kundërtën  duke u bërë pjesë e proceseve sëbashku me deputetët socialistë. Gjatë miratimit 8 minutësh të buxhetit, 4 deputetë që ndjekin Lulzim Bashën u bënë pjesë e votimit, ndryshe nga kolegët e tyre.

Syri tv

Lulzim Basha dhe deputetët që ndjekin atë kanë thyer vendimin e opozitës për bojkot dhe bllokim të seancës dhe janë bërë pjesë e procesit 8 minutësh të Edi Ramës, që me forcën e kartonit miratoi nen për nen në 8 minuta projektbuxhetin e vitit 2024.

Ndërsa kolegët e tyre, opozitarë ndodheshin përball kabinetit qeverisës me flakadanë, të paktën 4 deputetë që ndjekin Lulzim Bashën, ngritën kartonin në shenjë çertifikimi të procesit për miratimin e këtij buxheti.

Pikëpyetje ngrihen mbi faktin nëse 4 votat e deputetëve të Lulzim Bashës, ishin domethënëse edhe për plotësimin e kuorumit, ku në nisje të seancës Lindita Niolla konfirmoi pjesëmarrjen e 74 deputetëve në sallë.

Deputeti Ervin Salianji, ngriti dyshime se pjesëmarrja në proceset farsë të Edi Ramës, mund të lidhet me përfitimet personale apo presionet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco