Investigimi i BIRN: Minoritarët grekë po detyrohen të shesin pronat me çmime të lira te investitorët strategjikë

Investigimi i BIRN: Minoritarët grekë po detyrohen të shesin pronat me çmime të lira te investitorët strategjikë

13:15, 30/11/2023
A+ Aa A-

Greqia e ka bërë të qartë tashmë se do të bllokojë rrugën e integrimit të Shqipërisë për shkak të asaj që njihet si çështja Beleri.

BIRN raporton se Athina pret që Shqipëria të marrë hapa konkretë në këtë drejtim ose në rast të kundërt nuk do lejojë nisjen e bisedimeve me Bashkimin Europian.

Greqia thotë se kjo është një çështje e sundimit të ligjit dhe e mënyrës së trajtimit të minoritetit grek.

Ndërkohë BIRN, publikoi një investigim, që thekson se anëtarët e minoritetit grek në Shqipëri, po detyrohen të shesin tokat e tyre me çmime të ulëta te investitorët strategjikë.

BIRN citon Angelos Syrigos, profesor i Ligjit Ndërkombëtar në universitetin ‘Panteion’ dhe deputet i partisë në pushtet, Demokracia e Re, se nga 8 mijë aplikime që janë bërë për kthimin e pronave në Himarë, vetëm 30 kanë rezultuar në kthimin e pronës.

“Në thuajse të gjitha 30 rastet e kthimit të pronës sipas ligjit 20/2020, që tani ka një transfertë private të firmosur për te një investitor".

Ai tha se kjo është praktika aktualisht, njerëzit po shesin pronat- për të cilat nuk kanë pronësinë e plotë- te investitorët përmes një marrëveshje private dhe më pas investitorët marrin pronësi të plotë përmes shtetit.

Profesori grek thotë se ‘me lidhjet e tyre, këta investitorë sigurojnë që prona, e cila është para-shitur tashmë, do të kthehet’.

“Pra, ose e shet pronën dhe merr diçka, ose nuk ke as titull as asgjë,” thotë ai, duke cituar manovrën e qeverisë së Edi Rama për pronat në bregdet.

BIRN citon rastin e Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-ministres socialist, Olta Xhaçka, që ka fituar statusin e investitorit strategjik në Himarë.

Në gusht, Fredi Beleri e akuzoi Gaçin dhe kryetarin në largim të Himarës, Jorgo Goro, se kanë marrë pjesë në falsifikimin e dokumenteve për tokat në Dhërmi.

Goros iu hoq nënshtetësia greke në vitin 2017, pasi qeveria e asaj kohe në Athinë e akuzonte se kishte pranuar shkatërrimin e pronave dhe shpronësimin e minoritarëve grekë në Himarë.

BIRN thekson se në qeveria socialiste ka refuzuar të paktën dy herë, një kërkesë të opozitës për të ngritur komision hetimor parlamentar për çështjen kontroverse të investimeve strategjike në bregdet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco