Lajmi i fundit

LIVE/ Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Berisha: Edhe ata që bëhen larot e Ramës, do kenë fatin e tij. Do u rezervojmë fatin e policisë sekrete të diktaturës

Berisha: Edhe ata që bëhen larot e Ramës, do kenë fatin e tij. Do u rezervojmë fatin e policisë sekrete të diktaturës

18:51, 29/11/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar edhe bashkëpunëtorët e Edi Ramës, se do të kenë fatin e tij.

Gjatë takimit me kryetarët e degëve, Berisha theksoi se ‘larove të Ramës, do u rezervojmë fatin e policisë sekrete të diktaturës’.

Berisha: Ne në asgjë siç jeni dëshmitarë ju, kemi ndjekur me luajalitet të plotë gjithçka, në mënyrë që të respektohet institucioni si i tillë.

Por kur ky i shndërron institucionet e vendit në vegla të verbra, ato poshtërojnë veten e tyre.

Për ne, nuk ka diskutim që ai mbetet e keqja më e madhe. Por i garantoj edhe ata të cilët bëjnë lakejtë e tij, që bëhen larot e tij në detyrën që kanë, do kenë fatin e tij.

Ne nuk mposhtemi. Ne i konsiderojmë ata, njëlloj siç kemi konsideruar në vitet e fundit të diktaturës, policinë sekrete shqiptare. Dhe do u rezervojmë të njëjtin vend, të njëjtin qëndrim.

Gjykatës që fshihet prapa krimit të vet dhe KLGJ-ja në vend që të mbrojë drejtësinë, të mbrojë ligjin, mbron delinkuentin.

Prokurorë që nuk duhet të jenë kurrë në përputhje me ligjin, mbahen aty si zagarë të Edi Ramës, kundër opozitës.

U ndala në këtë moment se nuk është vetëm Edi Rama. Janë edhe një grup tjetër në drejtësi, në polici.

Çfarë mund të presin shqiptarët sot nga policia, kur drejtimin e ka marrë politikani më i inkriminuar me dokumente në këtë vend.

Kur drejtimin e saj e merr Taulant Balla, i cili sipas dokumenteve zyrtare, ka porositur vrasje, i akuzuar në sallën e gjyqit. I cili, sipas dokumenteve zyrtare, ka përdorur pasaportën diplomatike për të kaluar ngarkesa droge. 54 udhëtime me Edmond Begon ky. Edmond Bego, një trafikant i dënuar me 15 vite në Itali dhe zëvendës i Aldo Bares.

Një njeri i cili ekziston në regjistrimet e brendshme se u ka marrë përsipër Bajrëve, ndryshimet në ligjet e lojërave të fatit.

Njeri i cili u fut në komisariat dhe nxori Rrajen nga arresti në polici.

Çfarë mund të presim ne, përveçse përballje, asgjë tjetër.

Vitet kur u përballëm me diktaturën, e larguan Hekuran Isain nga detyra. Ramiz Alia e largoi.

Kurse Edi Rama solli pra, përfaqësuesin më të shëmtuar të krimit të organizuar sepse kjo është mobokraci, është diktaturë e bandave. Nuk është e doktrinës marksist leniniste. Dhe ai erdhi vetëm për këtë.

Mund të ndalem në shumë aspekte, por nuk shkon të shpenzojmë më kohën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco