Rama e quan integrimin e Shqipërisë në BE një teknikalitet për të cilin thotë se s'është i interesuar fare

Rama e quan integrimin e Shqipërisë në BE një teknikalitet për të cilin thotë se s'është i interesuar fare

15:53, 27/11/2023
A+ Aa A-

Gjatë intervistës së tij në Këshillin e Atlantikut, kryeministri Edi Rama foli dhe për situatën e Kosovës duke u shprehur se: “Jam i kënaqur të dëgjojë se shumë e asaj që ishte në përmbajtjen e propozimit tim është bërë pjesë e BE. Ajo çfarë unë di është që nëse autoritetet e Kosovës do t’i përmbahen asaj që kanë nisur siç është shprehur dhe nga kryeministri Kurti në Bruksel, kjo do të jetë e jashtëzakonshme për hir të Kosovës dhe e jashtëzakonshme për hir të rajonit”.

Më tej, i pyetur se si kanë ecur procedurat e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian, Rama është treguar i sinqertë duke thënë se nuk është i fiksuar pas teknikaliteteve. Ëndrrën shekullore të shqiptarëve kryeministri e quan çështje fiksimi për të cilën i intereson.

“Ka ndryshim të madh krahasuar me qëndrimin e BE, në vullnetin e BE krahas rajonit tonë krahasuar me disa vite më parë. Kam qene kritik ndaj qëndrimit dhe qasjes pasive të BE. Por kjo ka ndryshuar, edhe nga agresioni rus. Kështu që ideja e rajonit si një pasuri shumë e rëndësishme për BE është bërë dhe me fakte. Tani jemi ndryshe dhe çdo gjë për Shqipërinë do të vijë me kohën. Nuk jam i fiksuar për këto teknikalitete. Kemi nisur shumë mirë. Ashtu siç e ka testuar procesi. Cilat do të jenë aspektet teknike? Është një proces i ndërlikuar dhe nuk do t’i kushtojë kohë. Siç e dimë janë 27 vende anëtare dhe nuk bëhen gjithmonë bashkë kur bëhet fjalë për të marrë vendime”, tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco