Berisha e krahason me Shvejkun, kryetaren e Gjykatës Kushtetuese: Tipik fjalori i Shvejkut!

Berisha e krahason me Shvejkun, kryetaren e Gjykatës Kushtetuese: Tipik fjalori i Shvejkut!

13:32, 27/11/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali  Berisha, i ka kthyer përgjigje pyetjes së gazetarit të A2, Anesti Barjamemaj, i cili pretendoi se citoi fjalën e Kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, e cila, gjatë një deklarate që ka bërë sot në 25-vjetorin e Kushtetutës nga foltorja e Kuvendit, ka bërë thirrje që të ndalen sulmet politike ndaj gjyqësorit duke përdorur një term të sajin “gjyqësorizimi i politikës"!

Berisha, i pyetur nga gazetari në fjalë se si e konsideron këtë thënie, tha:  

"Si?! “Gjyqësorizimi” i politikës dhe jo “politizimi” i gjyqësorit?! Të themi të vërtetën, kjo është si Shvejku! Ky është tipik, fjalori i Shvejkut! Kësaj i thonë të bësh Shvejkun! Jo, i thuaj zonjës Zaçaj, jo! Jo zonja Zaçaj, jo jo! Është “politizimi” i gjyqësorit ai që po i çjerr maskën reformës së re dhe po të kishte ndërgjegjen minimale si juriste, ajo nuk e thoshte këtë, por konstatonte se ajo, tjetra, ajo zonja që mban dosjen për të mos shkuar në Gjykatën Kushtetuese, dosjen e mban për lidhjet obskure që ka me Taulant Ballën.

Ky tjetri që mohon të drejtën e opozitës për të krijuar komisionet hetimore parlamentare shkel tetë vendime të Gjykatës Kushtetuese dhe nenin e Kushtetutës ndaj edhe (unë nuk e njoh zonjën Zaçe personalisht) por i them se këto janë deklarata të tipit Shvejk! Shvejk! Ai ishte burrë, por do të gjeja ndonjë grua se s’më erdhi ndër mend tani...Kur të vijë ndërmend, do t’ia them, të bëj një krahasim më të goditur!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco