Berisha: Thjeshtra e Parë e Republikës, përfituese e papërmbajtur e fondeve publike me 2 firmat që bashkëpunon

Berisha: Thjeshtra e Parë e Republikës, përfituese e papërmbajtur e fondeve publike me 2 firmat që bashkëpunon

12:47, 27/11/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka publikuar sot të tjera dëshmi se vajza e familjes kryeministrore, Rea Xhillari, ka përfituar fonde publike dhe ka demaskuar me zë dhe figurë, kreun e qeverisë Edi Ramën, që u betua se kjo nuk kishte ndodhur.

Por, Berisha, e krahasoi këtë betim të Ramës, bërë në një konferencë shtypi të shtunën, “me skemën identike të hajdutit që hipën në shpinën e bashkëhajdutit që vjedh në kopshtin e fqinjit dhe betohet se me këmbët e veta nuk ka vjedhur!!! Kështu thotë Rama se asnjë nga familja ime nuk ka përfituar nga fondet publike”.

"Siç  e ndoqët, - tha Berisha, -  ndofta Edi Rama në daljen e fundit të tij publike ku dridhej, zë, sy dhe trup, bëri gjiithçka për apologjinë e krimeve të tij.  Ai në mënyrën më të papërgjegjshme, mohoi, akuzat të cilat nuk janë deklaratë politike, por janë fakte të bazuara në dokumente zyrtare, me firmë dhe vulë. 

Një nga këto mohime të papërgjegjshme ishte deklarata e tij, se nga familja e tij nuk ka fituar kush kurrë fonde publike. Ndërkohë që regjistrat e shtetit, dokumentet e tij, faktojnë të kundërtën. Faktojnë se vajza e familjes është një përfituese e papërmbajtur e fondeve publike nëpërmjet tenderave ku ajo punon dhe ajo bashkëpunon. 

Përgjigja  ime është se ky është një mashtrues publik dhe ajo që ky deklaron, përbën një mashtrim publik të dënueshëm ligjërisht, mbasi dokumente zyrtare faktojnë se thjeshtra e parë e republikës ka përfituar në mënyrë të përsëritur nëpërmjet jo një, por disa kompanive në tendera publikë.

Thjeshtra e parë e vendit, vajza e familjes Rama, ka përfituar nëpërmjet kompanive ‘51N4E’ një studio belge në të cilën ka qenë e punësuar Rea Xhillari. Kjo studio ka degën e vet në Shqipëri dhe ka në punë njëlloj si Rea-n, Genti Agollin, presidentin në letra të kompanisë ‘I Riu’.

Po kështu studio tjetër ‘Xaveri’ është e lidhur me kompanie ‘51N4E’ dhe të lidhjen ka Cazanova Hernanez me thjeshtrën  e Republikës." 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco