Berisha: Veriu i bllokuar nga dëbora, narko-qeveria me pushime

Berisha: Veriu i bllokuar nga dëbora, narko-qeveria me pushime

21:42, 25/11/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas lënies në mëshirën e fatit të mijëra qytetarëve nga qeveria pas reshjeve të borës.

Berisha  është shprehur se mijëra qytetarë, fëmijë, të moshuar, të sëmurë të bllokuar në akset kombëtare dhe rrugët dytësore të Dibrës, Bulqizës, Matit, Kukësit Tropojës, Krujës e Shkodrës.

Postimi:

Veriu i bllokuar nga dëbora dhe stuhitë e furishme të saj.

Mijëra qytetarë, fëmijë, të moshuar, të sëmurë të bllokuar në akset kombëtare dhe rrugët dytësore të Dibrës, Bulqizës, Matit, Kukësit Tropojës, Krujës e Shkodrës. Dëbora po arrin në 50 cm. Në Qafë Murriz janë mbi 300 udhetarë të bllokuar pa asnjë ndihmë.

Narko-qeveria në ëeekend.

Aasnjë ndihmë, asnjë borëpastruese për hapjen e rrugëve! Dënoj me ashpërsi indiferencën e plotë dhe të papërgjegjshme të qeverisë ndaj kësaj situate të paralajmeruar

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco