Më 1 janar, Shqipëria merr presidencën e Iniciativës së Evropës Qendrore

Më 1 janar, Shqipëria merr presidencën e Iniciativës së Evropës Qendrore

14:04, 25/11/2023
A+ Aa A-

Më 1 janar 2024, Shqipëria do të marrë drejtimin e Iniciativës së Evropës Qendrore (CEI). Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, tregoi synimet e politikës së vendit të tij në krye të këtij institucioni të rëndësishëm. 

Ministri Hasani shkroi në X: “Ndërsa Shqipëria merr presidencën e Iniciativës së Evropës Qendrore (CEI), ne mbetemi të përkushtuar për të çuar përpara misionin dhe synimet e CEI në nxitjen e bashkëpunimit rajonal, të integrimit në BE dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Mirënjohje për Ministrin për Punët e Jashtme dhe Integrimin Evropian të Moldavisë, Nicu Popescu, për punën e jashtëzakonshme të Presidencës moldave të CEI në mbështetjen e vendeve kandidate në rrugëtimin e tyre drejt integrimit në BE."

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco