Lajmi i fundit

VIDEO/ Veliajn e presin me protesta në SPAK: O hajdut, o hajdut!

Rama tregon hapur se e ka marrë peng Kuvendin: Nuk e lejoj opozitën të hetojë aferat e mia

Rama tregon hapur se e ka marrë peng Kuvendin: Nuk e lejoj opozitën të hetojë aferat e mia

14:44, 24/11/2023
A+ Aa A-

Në një konferencë për mediet, kryeministri Rama tha se përveç shkarravitjes së imazhit të Shqipërisë opozita është në të drejtën e tyre të bëjnë zgjedhjet e tyre.  

Ai shtoi se mënyra e ngritjes së komisioneve hetimore është vendosur qartësisht nga Gjykata Kushtetuese, dhe nuk mund të ngrihen mbi thashetheme.

Kështu Rama tregon hapur se e ka marrë peng Kuvendin dhe nuk do të lejojë opozitën të hetojë aferat e tij.

Rama: Përveç shkarravitjes së imazhit të Shqipërisë janë në të drejtën e tyre të bëjnë zgjedhjet e tyre. Parlamenti ka rregullat e veta, ka edhe kufizimet e veta. Në kushtet kur rregulloja e Parlamentit përjashton vetëm me 10 ditë edhe të një zjarrvënësi ne nuk na mbetet asgjë tjetër veç se me qetësi dhe durim të presim që edhe drejtësia të bëjë drejtësi mbi ata që pengojnë forcërisht ata që pengojnë punën e të tjerëve.

Mënyra e ngritjes së komisioneve hetimore është vendosur qartësisht nga Gjykata Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese nuk do të mund të kishte shpallur komisione antikushtetuese hetimore, që do të thotë ka gabuar Kuvendi. Kur kuvendi të ngrejë një komision hetimor duhet ta ngrejë brenda një kornize kushtetuese. Nuk mund të ngresh komisione hetimore mbi thashetheme që ke ngritur vetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco