Lajmi i fundit

LIVE/ Protestë para bashkisë së Tiranës kundër korrupsionit

'Arrestimi i Malltezit'/ Berisha: Arrestim politik, nuk ka asnjë shkak ligjor

'Arrestimi i Malltezit'/ Berisha: Arrestim politik, nuk ka asnjë shkak ligjor

21:55, 23/11/2023
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, është arrestuar vetëm për shkak të tij.

Komentet Berisha i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, ku tha se nuk ka asnjë shkak ligjor për burgosjen e Malltezit.

Ai hodhi akuza edhe ndaj SPAK, duke e duajtur atë një organizatë kriminale, që bashkëpunon me trafikantë dhe kriminelë.

“Siç e dini ju, unë jam ndofta personi që kam atakuar në mënyrën më të fortë SKAP-in e partisë dhe e kam bërë këtë se aty janë grupet më të rrezikshme kriminale nga gjithë Shqipëria. Kur unë di që prokurori i mbyll SKAP-istit marrjen e 200 mijë eurove nga trafikati dhe polici që i ka bërë një lëshim diku është 6 vite në burg, si mund të hesht unë?

Unë di që prokurori që ka marrë 200 mijë euro për të prishur dosjen e atij që iu vra vëllai te pragu i derës. Unë di që e çoi Bajrin në Shkodër që kishte vrarë në gjumë të fejuarën 15 vjeçare. Malltezi është burgosur vetëm për shkak të Sali Berishës.

Nëse një njeri burgoset pa asnjë shkak ligjor dhe mund ta faktoj që këtu me dokumenta se ç’thotë prokurorja në apel që ‘korrupsioni konsumohet edhe duke zbatuar ligjin’. Unë skam ushtruar asnjë presion ndaj drejtësisë”, u shpreh Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco